Kuriozitete
Iu dogjën tre fëmijët brenda shtëpisë/Gruaja shkon me urgjencë në spital, mjeku: Aty të rrish
Migena Konçi është nëna e trinjakëve, të cilët humbën jetën ndërsa u dogjën brenda në banesë. Sot Migena është ndier keq dhe të afërmit e kanë çuar me urgjencë në spitalin e Durrësit.
Ajo thotë se mjekët nuk kanë pranuar të kujdeseshin, e madje, e kanë lënë të presë në këmbë, edhe pse gjendja e saj shëndetësore ishte si mos më keq.
Migena thotë për JOQ.al se e lanë fillimisht në derën e spitalit dhe më pas, një mjek iu afrua duke e pyetur se çfarë kishte.
Ajo shprehet:
Një mjek më pa që isha keq, s’po merrja frymë dhe më tha “Uluni aty se tani erdhët”. Unë po bërtisja. E di unë se çfarë sikleti kam, se çfarë po kaloj. Më tha “Kështu qenke, duke bërtitur? Aty do rrish atëherë”.
Gruaja thotë se kërkoi edhe ndihmën e policisë, por askush nuk i hapi telefonin. Ajo pret që dikush me të vërtetë ta ndihmojë për problemin shëndetësor që ka,e të paktën, t’i sjellin një batanije.