Connect with us

Danezja sfidon shqiptarët/ Shkon në këmbë në Theth e feston në çadër në Valbonë

Kuriozitete

Danezja sfidon shqiptarët/ Shkon në këmbë në Theth e feston në çadër në Valbonë

Nuk e keni ngjitur ndonjeherë Thethin në dimër? Epo atëherë merrni shembull nga

një 25-vjeçare nga Danimarka, e cila ju mëson si të ngjisni lartësitë e Alpeve Shqiptare.

Ajo ka kaluar në këmbë përms Luginës së Dukagjinit pavarësisht kushteve të vështira të motit me borë dhe arriti të ngjitej deri në Thethi.

Pasi qëndroi disa ditë në Tiranë, ajo e shpreh këtë dëshirë te miqtë e saj, por ata e këshillojnë që të mos e nis këtë aventurë tani në dimër.

DSC_8432

I thanë se rrugët janë të bllokuara nga bora dhe mundësia e arritjes dhe qëndrimit në Theth janë gati të pa mundura.

Ajo sfidon këshillat e miqve të saj dhe niset vetëm për në fshatin turistik të Thethit.

Vetë lugina e Dukagjinit është një itinerar piktoresk në rrjedhën e Drinit që degëzohet me Luginën e Shalës e Shoshës e zgjatet përtej deri në fshatin Theth.

e83d63a70a4ae5870ee9eb506a2f26bf

Xenia, një turiste e natyrës, vjen posaçërisht nga vendi i saj për të vizituar Alpet e Shqipërisë, një bukuri natyrore e prezantuar tashmë në të gjithë globin.

Ajo vendos ta bëjë në këmbë këtë udhëtim dhe ia ka dalë, shkruan “ATA”.

Por aventura e saj nuk ka përfunduar në Theth, ajo ka kaluar në këmbë Qafën e Valbonës dhe ka mbërritur në mbrëmjen e Krishtlindjes në Valbonë dhe aty ka festuar me vizitorë të tjerë aventurier të dimrit të ashpër.

Por, vajza aventuriere e natyrës, ka sfiduar akoma duke mos fjetur në dhomat e hotelit por në çadrën e saj portative.

Ky është një shembull i trendit turistik në ditët e sotme që duhet mbështetur dhe konceptuar si një risi me vlera të konsiderueshme ekonomike.

1024px-Snow_in_Borsh_Albania

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top