Kuriozitete
Prekëse: Babai i dhuron të birit për Krishtlindje, lodrën me zërin e nënës së tij të vdekur (Video)
Një baba nga Florida i ka dhuruar për Krishtlindje birit të tij një lodër me zërin e nënës së tij të vdekur, me qëllim që kurrë mos ta harrojë dhe ta ketë “afër” vetes.
Antonio Vargas Sr nga Orlando, ka filmuar momentin prekës kur biri i tij Antonio JR hap dhuratën dhe shpërthen në lot, kur dëgjon në lodrën (majmun) zërin e nënës së tij të vdekur, transmeton Telegrafi.
Antonio Jr ka humbur nënën e tij në korrik të këtij viti, ndërsa babai i tij kishte incizuar zërin e saj dhe e kishte futur në lodrën majmun.
“Kam dashur që ta gëzojë shumë për festën e Krishtlindjes, duke shpresuar se nuk do ta ndjej edhe aq shumë mungesën e nënës”, ka deklaruar Vargas.
Nëna e ndjerë e vogëlushit dëgjohet duke thënë: “Të dua më shumë se gjithë botën. Më dhuro një përqafim, të dua. Ju dua shumë dhe gjithmonë do t’ju dua”. /Telegrafi/