Showbiz
Kjo nuk do t’i pëlqejë Benardit: Xheni nis një lidhje të re, foto me të dashurin në darkë romantike
Pas ndarjes, Xheni dhe Benardi janë përfolur shpesh për lidhje të reja, por gjithnjë i kanë mohuar. Sidomos Xheni e cila një herë u përfol për lidhje me Olsin, e herë tjetër për lidhje me gazetarin e Top Channel.
Ndërsa këtë herë ish-banorja ka vendosur ta japë vetë lajmin se ka nisur një lidhje të re duke postuar një foto nga një darkë romantike. Përballë saj Xheni ka një person të cilit nuk ja ka shfaqur fytyrën dhe një buqetë me trëndafila.
Ish-banorja e ka shoqëruar postimin vetëm me një zemër duke mos dhënë më shumë detaje, por duke nxitur shumë kuriozitet kush është i dashuri i saj.