Connect with us

Si ta quaj këtë dashuri, Sham vendosë të zbulojë sekretin e Garimas, ja ç’do ndodhë nesër

Kuriozitete

Si ta quaj këtë dashuri, Sham vendosë të zbulojë sekretin e Garimas, ja ç’do ndodhë nesër

Ceremonia e shafranit fillon. Kushi dhe Arnav ulen përballë njëri tjetrit. Babai i Kushit nuk e pëlqen prezencën e tij aty. Garima dhe Kushi i thonë se Sham ka ndryshuar dhe kujdeset shumë për Anxhalinë. Arnavin dhe Kushin i lyejnë me shafran. Halla thotë se Kushi ndriçon si hëna kurse Anxhali thotë se Arnav shkëlqen si dielli.

NK tallet dhe thotë nëse këta shkëlqejnë kaq shumë kush do t’i fikë dritat natën. Të gjithë qeshin. Gjyshja është rrugës duke ardhur. Garima shqetësohet. Sham e shikon që ajo shqetësohet dhe dyshon. Gjyshja vjen në shtëpinë e hallës. Ajo i vendos shafran Kushit dhe Arnavit. Garima largohet dhe Sham e sheh. Arnav e merr Kushin dhe e çon diku.

Halla merr Gariman dhe e çon të takojë gjyshen. Manorama vjen dhe e lyen Gariman me shafran. Gjyshja nuk e dallon Gariman pasi e ka fytyrën të mbuluar me shafran. Ato urojnë njëra tjetrën dhe largohen. Arnav dhe Kushi janë vetëm në një dhomë. Arnav i thotë Kushit t’i kalojnë këto rituale sepse mezi po pret ta marrë në shtëpi.

Kushi i thotë se ritualet janë të rëndësishme dhe i shpjegon kuptimin e tyre. Më pas ata i vendosin shafran njëri tjetrit në pjesët e trupit shkruan revistawho.com. Garima shkon në dhomën e saj duke qarë. Ajo hap sirtarin dhe sheh diçka. Sham po kalon aty dhe e sheh Gariman. Halla thërret Gariman që të takojë gjyshen sepse ajo po ikën por Garima nuk shkon.

Kushi i thotë Arnavit se pas këtij rituali ata nuk mund ta shohin njëri tjetrin. Ata afrohen për t’u puthur por halla thërret Kushin dhe ajo largohet. Familja Raizada kthehen në shtëpi. Sham kërkon të dijë nga Anxhali për vdekjen e prindërve të saj. Ajo duke qarë i tregon se ata kryen vetëvrasje për shkak se babai i saj kishte lidhje jashtëmartesore me një grua. Sham e kupton që ajo grua ka qenë Garima.

Source @revistawho.com

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top