Connect with us

Vajza prek me mesazhin për vëllanë ish-përdorues droge dhe të atin me tumor: Gjebrea bën të pabesueshmen

Kuriozitete

Vajza prek me mesazhin për vëllanë ish-përdorues droge dhe të atin me tumor: Gjebrea bën të pabesueshmen

Një histori rrënqethëse është rrëfyer ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, ku një vajzë nga Shkodra, e quajtur Albina, kishte thirrur në studio vëllanë dhe prindërit e tyre.

Në bashkëbisedim më moderatorin Ardit Gjebrea, vajza tregoi peripecitë që familja e saj kishte kaluar me vëllanë e saj 23-vjeçar, pasi ai krijoi varësi nga heroina.

“Ai ka qenë përdorues i rregullt i heroinës që 18 vjeç. U fut në këtë rrugë nga shoqëria dhe ne e kuptuam 2-3 vite më parë, nga fjalët e njerëzve. Babi është përpjekur shumë ta ndihmojë, do jepte jetën për të.”-rrëfeu Albina, duke treguar më tej se ky nuk ishte problemi i vetëm që ata kishin pasur me vëllanë e saj, Pjetrin.

“Më pas babai u diagnostikua me tumor dhe bëri operacion, ku hoqi pjesën e sipërme të buzës. Por nga problemet e vëllait e ka lënë veten pas dore. Më 13 maj, vëllai tentoi të vetëvarej. E kemi gjetur të varur unë me mamin. Doktorët thanë që të grinim duart lart nga Zoti sepse ata nuk kishin ç’të bënin. Lutjet tona u dëgjuan nga Zoti dhe sot ai është mes nesh.”-tregoi motra e Pjetrit i cili vetëm pak më pas, mbërriti në studion e emisionit.

“Dua të të them se ti je drita e syve tanë dhe ne do të bëjmë çdo gjë për ty. Ti ke thënë që nuk je i aftë t’i bësh prindërit të lumtur, po unë e di që ajo forcë është brenda teje. Unë dua që ti të lësh pas të shkuarën dhe të dy bashkë t’i kërkojmë prindërve të kujdesen më shumë për veten.”- iu drejtua Albina të vëllait. I prekur, ai u shpreh se jeta e tij kishte qenë si një film i trishtë, pasi shkollën e kishte ndërprerë që në 9-vjeçare dhe s’kishte mundur të gjente punë.

“Ka nisur me hashashin, e gjeta vetë sepse kisha kuriozitet për ta provuar. Rashë në dashuri me atë ndjesi, sepse të largonte gjithë mendimet e këqija. Në shkollë kisha ngelur dhe nuk e vazhdova, kështu që nuk ndihesha i barabart me të tjerët. As punë nuk gjeja dot dhe fakti që rrija gjithë ditën, më mundonte. Droga ishte ngushëllimi im. Më pas kalova tek drogat më të rënda.”-rrëfeu Pjetri, ndërsa Ardit Gjebrea mori kohë shtesë në mënyrë që ai të rrëfente të plotë historinë e tij.

I pyetur se kur ishte momenti që ai vendosi të ndalonte, 23-vjeçari rrëfeu: “Momenti që i thashë ‘stop’ ishte momenti kur unë vendosa t’i jap fund gjithçkaje. E shihja veten si një qiri që digjet dalëngadalë dhe nuk e duroja dot atë dhimbje. Më rëndonte shumë edhe dhembja që i shkaktoja të tjerëve, sepse dhembja e tyre ishte më e madhe. Ndaj mendova që më mirë të vuajnë njëherë, sepsa të vuajnë përgjithmonë. Por tani kurohem, nuk përdor më drogë. Nuk kam më as tundim për të pirë!”

Pas Pjetri përfundoi historinë e tij, Gjebrea i bëri thirrje bizneseve në Shkodër që kudo që ka një vend pune për të riun, të njoftonin në “Ka një mesazh për ty” dhe i premtoi atij se do të shkonin së bashku në Shkodër, për ta ndihmuar atë. Pas këtij momenti, në studio mbërritën prindërit e Albinës dhe Pjetrit, të cilëve e bija u tregoi për premtimin që i vëllai bëri për të ndryshuar jetën e tij.

“Ne ju falenderojmë që na rritët e na shkolluat, por tani është momenti që ju të kujdeseni për veten tuaj.”- u tha e bija prindërve të cilët dëgjonin të emociouar.

“Kur më ke thënë njëherë që nuk ke mundësi të kujdesesh për veten se kishe hallin tim, jam ndier shumë keq. Jam ndier keq  që nuk kam mundur të bëj dot diçka për ty. Dua të më premtosh publikisht që ti do të kujdesesh për veten dhe të tjerat rregullohen.”-iu drejtua Pjetri të atit, ndërsa e gjithë familja u përlot. Në ndihmë të tyre ka ardhur sërish moderatori dhe producenti Gjebrea, i cili premtoi se do të kujdesej personalisht që babai i Albinës dhe Pjetrit të kurohej për të parandaluar avancimin e  tumorit.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top