Kuriozitete
‘S’ishte e thjeshtë për ta kaluar’, Sidrit Bejleri kujton mes lotësh ndarjen nga jeta të vajzës
Vite më parë, këngëtari shumë i dashur për publikun, Sidrit Bejleri është përballur me dhimbjen më të madhe që një prind mund të ketë, humbjen e vogëlushes së tij Sofia, vetëm 19 muajshe.
Këngëtari ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, ku i përlotur tregoi si e përjetoi momentin e ndarjes nga jeta të Sofisë dhe kush e ndihmoi ta kalonte dhimbjen.
“Doja të tregoja si mund të përballohet dhimbja. S’ishte e thjeshtë për tu kaluar, por me njerëz e kalova. Me mbështetjen e Elvisit kalova atë ngjarje të rëndë”, u shpreh Sidrit Bejleri.
Këngëtari pak kohë më parë i përloti të gjithë me një postim ku shprehte dhimbjen për humbjen e vogëlushes së tij. “Kjo është Sofi Sidrit Bejleri.Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti! Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqishmërinë e Tij e mori, ashtu dhe siç na e dha… Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij?
Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij… Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës… Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë. Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme!”, shkruante Sidrit Bejleri.