Connect with us

Çmendi publikun duke bërë twerk, rrëfehet Ronela Hajati: ‘Duhej të fitoja lekë’

Showbiz

Çmendi publikun duke bërë twerk, rrëfehet Ronela Hajati: ‘Duhej të fitoja lekë’

Në festivalin “Kënga Magjike” 2013, një nga performancat më të përfolura dhe më të paharrueshme sigurisht ka qenë ajo e këngëtares Ronela Hajati, e cila u shfaq në skenë kokëposhtë duke bërë twerk, ndërkohë që dy balerinë e mbanin nga këmbët.

Performanca e saj asokohe shkaktoi mjaft polemika dhe për këtë çështje, këngëtarja ka vendosur të flasë vetëm tani.

E ftuar në emisionin “Boom”, Hajati u shpreh se duke ditur që Ardit Gjebrea nuk do ta lejonte ta bënte një gjë të tillë, ajo e kishte anashkaluar lëvizjen twerk gjatë provave.

“Por atëherë ka qenë një periudhë që unë nuk kisha mundësi të bëja klipe fare. E vetmja dalje që mund të bëja ishte ‘Kënga Magjike’ dhe mezi e prisja, përgatitesha gjithë vitin. Këhstu që unë ato lekë duhej t’i fitoja, ndaj më mirë me këmbët përpjetë në skenë sesa jashtë saj!”-u shpreh duke qeshur Hajati duke kujtuar performancën e shumëpërfolur të këngës “Mos ma lsho”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top