Kuriozitete
Ekzekutimi i badigardit shqiptar, e bija: U vra për gjakmarrje, eleminuan mamin dhe më…
Hetimi për vrasjen e një bodyguard-i shqiptar në Gjermani, duket se ka marrë një kthesë tronditëse.
Vajza 19 vjeçare e viktimës, i cili u vra në janarin e vitit të kaluar në Viselhöveden, ka konfirmuar në Gjykatë se i ati u ekzekutua për gjakmarrje.
Tragjedia ka filluar më 30 dhjetor 2011 në Shqipëri, ku punonjësi i sigurisë në një diskotekë kishte nxjerrë dy të rinj nga lokali.
Por ata refuzuan të largoheshin dhe pas një sherri në parkingun para diskotekës , bodyguard-i qëlloi për vdekje njërin prej të rinjve.
Po atë natë policia ka bastisur shtëpinë e familjes dhe ka këshilluar nënën që të kishte kujdes për familjarët e saj.
Gjate varrimit të të riut të vrarë, njëri nga vëllezërit e tij ishte betuar se do të merrte hak.
Në deshmine e saj tregon se së bashku me vëllezër e motra dhe me kushërinj, ishin strehuar te gjyshërit në fshat.
Ndërkaq e ëma kishte mbetur në Tiranë ku, në gushtin e vitit 2012 kishte vdekur në mënyrë misterioze.
Familja e vajzës kishte provuar disa herë të merrej vesh me familjen tjetër.
Janë dërguar pleqtë e fshatit si ndërmjetësues për të realizuar pajtimin dhe paqen mes familjeve. Por ata janë kthyer mbrapsht nga familja e të riut të vrarë.
Në një gjendje të tillë, familja e saj është arratisur në Gjermani, ku nga fundi i vitit 2016 i është bashkuar edhe babai, pasi ka mbaruar vuajtjen e dënimit.
Por, më 9 janar të 2017-ës, babai i saj qe qëlluar për vdekje, në mes të qytetit Viselhövede, fare pranë një shkolle fillore.
Ndërkohë e bija, që ka mbetur tashmë pa nënë dhe pa baba, ka dhënë dëshminë tronditëse në Gjykatën e Verdenit