Kuriozitete
Flet pedagogu i studentes së vrarë: Jam i shokuar, Ariela nuk e meritonte këtë
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme afër spitalit “Nënë Tereza”, në Tiranë ku shtetasi Aldosen Belulaj ekzekutoi me armë shtetasen Ariela Murati, nga Fieri, studente e Fakultetit të Drejtësisë.
Mësohet se 21-vjeçarja i kishte refuzuar kërkesën për t’u lidhur Aldosen Belulaj i cili pasi qëlloi mbi Ariela Muratin, më pas qëlloi edhe veten.
“Newsbomb.al”, ka kontaktuar me pedagogun e Fakultetit të Drejtësisë Erlis Hereni i cili është shprehur se ndihet i shokuar nga kjo ngjarje dhe se Ariela ishte një vajzë fantastike, e përkushtuar, që nuk e meritonte këtë.
“Menxyre… 5 plumba rane mbi trupin e Arieles, studentes ne vitin e trete te Fakultetit te Drejtesise! Ajo humbi jeten nga Arme pa Leje, ne duart e simbolit karakteristik te maskilizmit shqiptar: “Po ste pata une, nuk do te te kete askush!”?
Qofsh e parajses Ariela, gjithmone e drejtesise! Zoti u dhente kuraje familjes, dashamireve e shokeve te tu; vecanerisht atyre te Fakultetit, te cilet kane detyrimin qe te behen me te mire e me te zote, e te punojne fort qe menxyra qe te ndodhi ty te mos i ndodhe me askujt! U prehsh ne Paqe…”, ka shkruar Erlis Hereni.