Kuriozitete
Mos e vrit ‘Arielën’ tënde: Ja si ta përballoni refuzimin e 1 femre si zotërinj
‘Ti je vetëm e imja’, kështu i tha Bajram Krasniqi 22 vjeç kushërirës së tij 14-vjeçare para se t’i qëllonte me armë, pak ditë më parë. Pa kapërcyer akoma këtë ngjarje shokuese, një tjetër tronditi opinionin publik shqiptar ditën e djeshme kur Aldison Belulaj ekzekutoi me armë Ariela Muratin, vajzën të cilën e dashuronte, por ajo e refuzonte.
Marrë shkas nga këto dy ngjarje të fundit, ne e ndjejmë për detyrim që kushdo që gjendet në këtë situatë ku nuk mund ta përballojë refuzimin e dashurisë, të lexojë këtë artikull dhe të reflektojë.
1.Ti nuk ke asnjë të drejtë të pretendosh të të pranojë
Të jesh BURRË nuk do të thotë të mos ndihesh i lënduar. Sigurisht, edhe burrat ndihen të lënduar, të zhgënjyer pas një refuzimi. Këtë edhe mund t’ja thuash asaj. Por ajo që nuk duhet të bësh është të mos e shfrysh zemërimin tënd duke e lënduar atë.
2.Doni ta impresiononi një femër? Tregojini sesi e përballoni rezistencën.
Një burrë i fortë nuk zemërohet kur gjërat nuk shkojnë sipas planit. Një burrë i fortë i përballon gjërat me maturi. Nëse dëshiron me patjetër t’ja ndryshosh mendjen, fillo t’i tregosh që ti e respekton vendimin e saj.
3.Nëse e përjeton refuzimin me zemërim dhe mllef, mund të kthehesh në maniak
Ose në një të dashur abuziv ose në një përdhunues ose në një vrasës. 1500 femra vriten çdo vit nga partnerët për këtë arsye.
4.Po të mërzitesh ose nevrikosesh me të, asaj nuk ka për t’ju ndryshuar mendja.
Nëse ajo po largohet nga ty, harroje ta kthesh duke treguar nerva. Pasi të ketë parë të nxehur dhe me nerva, ti mendon se ajo do thotë me vete: “Mbase ai është djali i mirë dhe i sjellshëm që kam kërkuar gjithmonë”?. Ti duhet të mësosh të bësh pjesë në jetën e saj nëpërmjet respektit dhe jo kërcënimeve.
5.Ka disa arsye pse ajo po të refuzon
Mbase është e lodhur dhe s’ka nerva të merret me ty, mbase ka halle në familje dhe nuk e ka mendjen tek dashuriçkat në këtë periudhë, mbase ti i kujton ish-të dashurin, ka shumë arsye.
6.Ti po e dreqos nëse fillon me kërcënime!
Nëse fillon ta kërcënosh, të bëhesh posesiv, me shumë mundësi ajo do ja hapë zemrën dikujt tjetër që do e kuptojë dhe do i qëndrojë pranë, ndërsa ti do mbetesh “me gisht në gojë” sepse ai tjetri tashmë e ka bërë për vete.
7. Fillo që sot ta shikosh çështjen e refuzimit me maturi dhe gjakftohtësi. Fto një vajzë për të dalë. Të tha jo? Qeshi dhe vazhdo jetën. Mos u anko për të, mos e quaj “kurvë”.
8.Nëse ti nuk e përballon dot kur një femër të refuzon, si do i përballosh situatat e tjera në jetë?
Ndonjëherë në jetë nuk e merr gjithmonë atë që do, por kjo nuk do të thotë se nuk ka shance të tjera, ndoshta më të mira. Ne duhet t’i pranojmë siç janë gjërat që nuk i ndryshojmë dot dhe gjithashtu të kemi kurajon t’i ndryshojmë ato që mundemi.
Përgjithësisht ato “gjërat” që duhet të ndryshohen janë pikërisht sjelljet dhe veprimet tona!
Kërkoni ndihmë! Nëse e ndjeni të vështirë të përballeni me refuzimin apo ndarjen kërkoni ndihmë të specializuar te psikologu, mbështetuni tek rrethi juaj shoqëror dhe familja dhe ju premtojmë se do të kalojë./Xing.al