Connect with us

Prekëse: Zejneli i vetmuar gjen pas 20 vjetësh familjen e tij në Kosovë

Kuriozitete

Prekëse: Zejneli i vetmuar gjen pas 20 vjetësh familjen e tij në Kosovë

“Ajo që kërkoj unë nga jeta ime, nuk mund të më plotësohet! Ta rinovoj pak këtë shtëpizë, të stabilizohem! Me shëndet mirë jam pas operacionit në sy! Po kam shumë dëshirë që të më vijë për vizitë dikush nga familja. I vetëm kam mbetur, ç’të bëj?! Vështirë e kam me 2000 denarë në muaj. A të blej bukë apo energjinë. Ja, prej tyre e marr energjinë prej vitesh, se ata të distribucionit as që duan të më fusin në rrjet”, u shpreh Zenko.

Familja e tij është me origjinë nga Ostrazubi i Malishevës në Kosovë, dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, u largua nga vendlindja dhe mori rrugën për në Turqi. Por, familja Krasniqi përfundoi në Llozovë të Maqedonisë. Zenko nuk e di asnjë fjalë në shqip. Prej 20 vjetësh, Zenko nuk është takuar me asnjë familjar.

Pasi u transmetua historia e tij në “TV21”, e cila flet për jetën dhe gjendjen e Zejnelit, familjarët nga Ostrazubi i Kosovës e njohën dhe kontaktuar menjëherë.

Ekipi ynë mori rrugën për Ostrazub të Kosovës. Prej Llozovës së Maqedonisë po udhëtojmë drejt Ostrazubit të Kosovës, se atje po na presin familjarët e Zejnel Krasniqit për të na treguar si u nda kjo familje. Pas 3 orëve rrugë, mbërritëm tek shtëpia e familjes Krasniqi. Familjarët e Zejnelit kanë dalë për të na pritur. Në odë ishin mbledhur pleq e të rinj, për të dëgjuar rrëfimin e Zejnelit.

Kryefamiljari dhe më plaku i familjes e tregoi sesi mbeti familja e ndarë. Familja donte të dëgjonte më shumë informacione për jetën e Zejnelit dhe  kërkuan që kronikën tonë ta shohin edhe një herë. Teksa shikonin kronikën, atyre iu rridhnin lotët.

KTHIMI I VIZITËS

Familjarët kishin ardhur me një mini-bus. Morëm rrugën për në Llozovë të Maqedonisë. Ekipi ynë arriti më herët te shtëpia e Zejnelit. Si gjatë viteve të tjera edhe sot Zejneli ishte i vetëm në shtëpi. Po sa i treguan Zejnelit se familja ishte duke ardhur, ai menjëherë doli në oborr dhe nuk e zinte vendi vend. Pasi i përshëndeti të gjithë familjarët, Zejneli i ftoi brenda familjarët. Shtëpia iu mbush me familjarë, shumë prej tyre shikonin fotografi të të parëve. I mori fotografitë dhe ua tregoi, fotot që ka familja Krasniqi nuk i ka në Kosovë.

Familjarët nga Kosova e ftuan Zejnelin që të kthehet dhe të jetoj në fshatin e lindjes, në Ostrazub. Fatmir Krasniqi kushëriri tha që se e gëzon fakti që Zejnelin e gjetën të gjallë. Në këtë takim nuk u harrua as Lefterka, e cila prej shumë vjetësh ishte kujdesur për Zejnelin. Ai nuk harroi që ta ftojë atë në këtë gëzim familjar. Lefterka tregoi se Zejneli shpesh herë i ka thënë se ka dëshirë ta takojë familjen. Familja e Zejnelit nuk i harroi mirësitë që kishte bërë kjo zonjë për Zejnelin dhe i bënë një dhuratë.

Pasi u çmallën, duhej të ndaheshin përsëri; familjarët nga Kosova bëhen gati për të marrë rrugën e kthimit. Zejneli me lot në sy i priti, me lot po i përcjell. Para se të shkojnë, i thanë edhe njëherë Zejnelit se vendin e kishte në Ostrazub t% Kosovës.

Bënë foton e fundit bashkë para se të nisen. Zejneli i përshëndeti, por doli edhe në rrugën kryesore për t’i parë edhe një herë. Zejneli u kthye në shtëpi, i vetëm dhe i mërzitur.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top