Connect with us

Familjarët flasin pas vdekjes së Arielës: Aldisoni e përndiqte dhe e kërcënonte

Kuriozitete

Familjarët flasin pas vdekjes së Arielës: Aldisoni e përndiqte dhe e kërcënonte

Familjarët e tjerë të Arielës tregojnë se Aldisoni e përndiqte vajzën dhe e kërcënonte herë pas here se do t’i vriste motrën nëse ajo nuk i përgjigjej apo nuk i tregonte se ku ndodhej.

Një nga kushërinjtë e së ndjerës tregoi për Pasdite në Top Channel se Aldisoni, pavarësisht presioneve në të kaluarën, u kishte thënë atyre se do ta linte të qetë atë, por që fundi tragjik provoi se kjo nuk kishte qenë e vërtetë.

Djali i dajës së Arielës tha:

Ky person gjatë një kohe të vazhdueshme i ka shkaktuar vajzës presione nga më të ndryshmet. Ne këtë ia kishim falur. Pas kësaj na kishte thënë se ai do të shikonte punën e tij dhe ne e pranuam dhe e besuan se kishte hequr dorë. Ajo gjë doli se ato ishin thjesht trillime nga presionet që ai i bënte vajzës nga më të ndryshmet.”

Ndërkohë që një tjetër kushëri i studentes së juridikut, tregon format e shantazhit ishin nga më të ndryshmet, deri në kërcënimin e vrasjes së familjarëve të Arielës.

Kushëriri tjetër thotë:

E merrte në telefon në mes të natës dhe i thoshte se nëse ti tani nuk vret veten, unë do të vij tani tek ty dhe do të shantazhoj, do të bëj montazhe me kamera. Ai i bënte kërcënime që ajo të mos hapej me familjen e saj. Ariela më merr në telefon dhe më thotë të ikja në shtëpi me shpejt pasi ai ishte te shtëpia. Me vrap, mora vëllanë e madh në telefon. Në atë moment vij me shpejtësi këtu për të parë se çfarë po bëhej. Shikoj familjarët e tij dhe atë skizofrenin që unë nuk e imagjinoja ta shikoja më edhe rrugëve, jo më ta shikoja te shtëpia. Hyra në shtëpi. Isha i nervozuar. Nuk bëra asnjë fjalë. Thjesht doja të dëgjoja se çfarë ishin duke thënë. Ai akoma nuk kishte hequr dorë, donte t’i mbushte mendjen prindërve të Arielës, se ajo kishte pasur një lidhje me të. Vëllai më tregonte se ai person i thoshte se çdo gjë, çdo foto, të ja tregonte se ku ajo ishte dhe se çfarë bënte. Ai i bënte foto edhe Borës, kushërirës së afërt. Ai i thoshte se nëse Ariela nuk i tregonte se ku ishte dhe se çfarë ishte duke bërë ai do të vriste kushërirën. Ajo i tregonte çdo gjë.”

Ndërsa tezja e Arielës tregon se sapo kishin marrë telefonatën e parë nga vajza ishte nisur bashkë me prindërit e mbesës së saj drejt Tiranës, por mbërritën tepër vonë.

Tezja e Arielës thotë:

U nisëm të katërt për në Tiranë, duke ikur rrugës vajza na merrte shpesh herë në telefon dhe thoshte ku jeni, por në një moment babai i Arielës mori në telefon babain e Aldisonit, edhe i thotë ku i ke djalin, ndërsa ai i përgjigjet se nuk e di. Duke ikur rrugës na merrte policia. Kur mbërritëm në Tiranë, policia na dorëzoi vajzat, por nuk na tha se Ariela kishte vdekur”

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top