Connect with us

Pa e ditur askush: Gjesti që Agron Llakaj bën çdo fundvit do t’ju prekë zemrat

Kuriozitete

Pa e ditur askush: Gjesti që Agron Llakaj bën çdo fundvit do t’ju prekë zemrat

Bërja publike e bamirësive nga personazhet e njohur ka qenë gjithnjë një temë debati, me një palë që shprehet se bamirësia nuk duhet reklamuar dhe me një palë tjetër që pretendon se bërja publike e bamirësive ndihmon në ndërgjegjësimin e më shumë njerëzve.

Por teksa debati vijon, së fundmi është bërë e ditur se në qetësi të plotë dhe pa kurrëfarë publiciteti, aktori i humorit dhe moderatori i “Al Pazar”, Agron Llakaj lumturon çdo fundvit banorët e vendlindjes së tij, Memaliajt.

Siç është bërë e ditur në emisionin radiofonik “Chaud Patate”, Llakaj shkon në Memaliaj çdo fundvit dhe përveçse i argëton me të qeshura banorët, u paguan atyre edhe borxhet, në mënyrë që çdo familje të ketë mundësinë të shijojë siç duhet darkën e ndërrimit të viteve.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top