Connect with us

“U thosha mos më përplasni se jam gjynah”, të miturit tregojnë si i refuzon mësuesja dhe shokët

Kuriozitete

“U thosha mos më përplasni se jam gjynah”, të miturit tregojnë si i refuzon mësuesja dhe shokët

“U thosha mos më përplasni se jam gjynah”, të miturit tregojnë si i refuzon mësuesja dhe shokët

Lajme

G Hasani

Një histori vërtet e dhimbshme ajo e familjes Shima në Kashar, ku tre fëmijët e mitur të familjes detyrohen të mbledhin kanaçe dhe nuk mund të shkojnë në shkollë pasi dhunohen dhe paragjykohen.

Fëmijët kanë treguar se në shkollë i keqtrajtojnë dhe askush nuk do të rrijë me ta.

Mes lotësh më i rrituri prej vogëlushëve ka treguar:

Pa ngrënë dhe pa pirë dhe shokët më shajnë ‘zhuls’! Mua më vjen shumë keq, edhe babi është shumë keq…”

Ndërsa i ati ka treguar për emisionin "Stop":

Me netë kanë ndenjur pa bukë. Nuk ka prind në botë që ta marrë fëmijën dhe ta fusë me kokë në kazanin e plehrave. Nuk kam mbështetje tjetër se po të kem edhe unë e lej fëmijën. Me të vërtetë nuk di të shkruaj, të lexoj, por një punë për mua nuk e ka shteti?"

Fëmijët treguan se verën e kaluan duke mbledhur kanaçe, pasi detin nuk e kanë parë me sy.

I vogli i familjes tregoi:

Mua më përplasnin në tavolinën e shkollës. U thosha mos më përplasni se jam gjynah. Edhe mësuesja më kapte nga veshi. Në bankë jam vetëm se nuk më ul mësuesja me shokët. Unë kam qejf të luaj me shokët, por ata nuk pranojnë. Prandaj unë nuk dua të shkoj më në shkollë."

Ëndrra më e madhe për Gëzimin, Arbenin dhe Ergysin është të ngopen me bukë, të kenë një shtëpi normale dhe të pajisen me libra dhe mjetet e nevojshme shkollore.

©Copyright JOQ

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top