Kuriozitete
Këto foto të vogëlushes me kancer do jua shkulin zemrën nga vendi (Foto)
Babai i katër fëmijëve, Andrew Brown, ka shpërndarë një foto prekëse të vajzës së tij të vogël, Hayley, që po lufton kancerin.
Australiani publikoi foton e vajzës 7-vjeçare pasi ajo ka bërë disa muaj kimioterapi.
Asaj i ka mbetur vetëm një qerpik.
Hayley u diagnostikua me kancer në qershor, pasi mjekët zbuluan një tumor prej 5 centimetrash brenda hundës së saj.
Më pas ata do bëjnë një vlerësim për të parë gjendjen e vogëlushes.
Babai i vogëlushes ka ngritur një fond online për të mbledhur para për të siguruar kurimin e vajzës.