Connect with us

Partneri e dogji me hekur gruan, për këtë arsye (Foto +16)

Kuriozitete

Partneri e dogji me hekur gruan, për këtë arsye (Foto +16)

Një vajzë 31- vjeçare angleze nga Birmingham, ka përjetuar momente të vërteta tmerri. Kerry Hines u bë nënë e dy fëmijëve nga lidhja me të fejuarin e saj Paul, por për shkak të debateve të vazhdueshme vendosën të ndaheshin.

Fillimisht ishte një nënë beqare, por me kalimin e kohës, Paul u afrua me të, duke u transferuar sërish në shtëpinë e tij.

“Me lindjen e vajzës së dytë, Paul, u bë më i pranishëm dhe më i dashur. Isha e kënaqur që e kisha nëpër shtëpi, nuk ndihesha më vetëm”, tregon Kerry.

Por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan ashtu si ajo shpresonte dhe pas pak muajsh, mes tyre nisën debate të ashpra. Paul ishte i verbuar nga xhelozia dhe nuk donte që të dilte nga shtëpia as për të punuar dhe nuk ndihmonte fare në shtëpi.

Në momentin që gruaja i kërkoi të fuste rrobat në makinën larëse, reagimi i tij ishte i tmerrshëm. Në inat e sipër i ngjiti hekurin në kurriz duke i shkaktuar djegie të rënda, duke bërë që të përfundojë në spital.

U desh kjo që siç shkruan noa.al, ajo të bëjë denoncimin në polici, ndonëse ai i lutej të mos telefononte policinë. Paul qëndroi në burg për 20 javë, ndërsa Kerry edhe sot i ka shenjat e dukshme dhe ka humbur plotësisht besimin tek meshkujt.

Ajo e bëri publike historinë e saj, për të inkurajuar femrat e tjera që të mos heshtin, por të denoncojnë dhunën e pësuar.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top