Kuriozitete
Një natë me gruan e shokut
Unë që po u shkruaj jam një burrë, ta them troç, në pikë të hallit. Ndoshta do të surprizoheni që po ua them kaq hapur, por nuk di si mund të shprehem ndryshe. Jam 50 vjeç, i martuar, se po të mos isha do të përjetoja çdo gjë që do të më sillte jeta. Në fakt, nuk jam martuar fort i ri, por për çudi, nuk kam pasur aq raste sa kam pasur kur u martova. Që të mos u lodh shumë me gjithë këto mendime që kam në kokë, po u tregoj historinë time që më ndodhi këtë verë e më ka trullosur, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, R, nga Gjilani.
Unë punoj, por edhe gruaja ime punon, gjithashtu. Kemi një fëmijë, një vajzë, e cila tani është 15 vjeçe. Në punë kam shoqëri të mirë dhe ndjehemi mirë me njëri-tjetrin, me kolegët. Një ditë vere vendosëm që tre shokë të shkonim në pushim së bashku, kuptohet duke i marrë me vete edhe gratë. Në fillim, kur i thashë gruas për këtë gjë, ajo më pa e habitur. – Keni luajtur mendsh?! Njëherë në vit kemi pushim e ato t’i kalojmë me njerëz që nuk i njohim?! Ç’janë këto kalamallëqe që bëni? – Po ne të tre jemi shokë dhe ju njiheni me njëra-tjetrën. – Po, po, të njohur! Ne s’po i njohim fqinjët e lëre më ato që a i kam takuar a s’i kam takuar gjithsej nja 10 herë. Nejse, bëni ç’të doni, unë nuk ta prish ty asnjëherë. – E dija se ti do të ishe e para që do të thoshe “po”! – i thashë, i gëzuar që e zgjidha këtë problem. Tani do prisja vetëm përgjigjet e shokëve. Njëra nga gratë kishte thënë menjëherë “po”, ndërsa tjetra ende nuk kishte dhënë një përgjigje. Ajo quhej Ema, e dukej si mendjemadhe dhe kur takoheshim të gjashtë, ajo rrinte si indiferente, ndoshta ngaqë ishte më e re se gratë tona. Nejse, shoku ia mbushi mendjen dhe kështu e lamë të shkonim me veturat tona në Durrës. Dhe, erdhi dita për t’u nisur në këtë udhëtim që për mua do të ishte një kënaqësi dyfishe, por me pasoja. Kur arritëm në Durrës i morëm tri dhoma në një hotel. Pasi u çlodhëm zbritëm në restorant në darkë. Hëngrëm darkë, pimë nga pak verë e çdo gjë shkoi për bukuri. Gruaja ime dhe e shokut tim, që ishim moshatare, u ngjitën në dhomë se ishin të lodhura e po i merrte gjumi, ndërsa Ema tha se ndihej për mrekulli e nuk kishte ndërmend të flinte herët. Më bëri shumë përshtypje qëndrimi i saj, por mendova se mosha e bën punën e vet. Ajo qëndroi deri në fund, kur ne edhe shkuam të flinim. Edhe pse kishte pirë sa ne, nuk dukej e dehur, madje i kishte rënë një nur i bukur që më bëri të mos guxoja t’ia hidhja sytë se kisha frikë se mos gaboja nga dehja. Kur shkova në dhomë, gruaja ime ishte në gjumë të thellë. Me gërhimat e saj bëri të mos më merrte gjumi. U ngrita dhe dola nga dhoma. Ishte ora 3 e natës dhe restoranti ende punonte. Kisha pirë shumë, por nuk do të më bënte gjë dhe një gotë tjetër. U ula të pija te banaku ku, si për çudi, në anën tjetër të banakut pashë Emën. Edhe ajo po pinte. Sa më pa, u afrua dhe më tha:
– Edhe ty nuk të zë gjumi? – Jo, – i thashë me gjysmë zëri. – kam pirë shumë dhe e kam vështirë të fle. – Nuk gjete ngushëllim në krevat, a? – tha ajo.
– Ha-ha, nuk jemi të rinj si ti, e që të gjejmë ngushëllimin në krevat. Tani jemi si vëlla e motër. – Nuk kuptova kur the si motër e vëlla! Si mund të jetosh kështu? – Mirë ne që jemi të vjetër, po ti pse nuk gjete ngushëllim në krevat? Tani duhej të ishe pranë burrit tënd. – Atë e merr gjumi në këmbë e lëre më në krevat! – Në fakt, edhe unë po habitem se si një grua mund të pijë kaq shumë e të jetë prapë në këmbë?! – i them unë. – Dhe, e gatshme për gjithçka, harrove?! E, me këtë lloj muhabeti ne përfunduam në një puthje të zjarrtë dhe ky ishte një hap drejt një dyorëshi të zjarrtë mes nesh. Nuk e di si nuk u zgjua njeri e të na zinte mat në dhomën e atij hoteli. Ndoshta ishte fati i mirë apo i keq, pak rëndësi ka, por unë u ndjeva sikur isha 20 vjeç. Pastaj, u kthyem nëpër dhoma dhe gruaja ime ishte ende në gjumë. Ishte gati mëngjes dhe unë u shtriva të flija sikur kisha një javë pa gjumë. Megjithëse sapo kisha bërë një mëkat, gjumi më mori menjëherë. Në mëngjes më ngriti gruaja: – Zgjohu, gjumash! Për gjumë kemi ardhur këtu, a? – po bënte shaka ajo, pa e ditur se çfarë kishte ndodhur gjatë natës, kur ajo po flinte e qetë. Mezi u ngrita dhe zbritëm në restorant. U bashkuam të gjashtit.