Kuriozitete
10 mënyra të thjeshta si të bëni flokët e holla me shumë volum!
Nëse për nga natyra keni flokë shumë të holla, mund ta keni të vështirë që t’u jepni volum dhe t’i mbani ashtu siç keni dëshirë pasi të largoheni nga shtëpia çdo mëngjes. Por, lajm i mirë është se këtë mund ta arrini vetëm përmës disa mënyrave të thjeshta.
Bright Side ju ofron një listë me këshillat më të mira që ndihmojnë flokët tuaj për të shkëlqyer çdo ditë.
- Luani me gjatësinë e flokëve tuaj
Stilistë të ndryshëm kanë pohuar se gjatësia optimale për flokët e holla është jo më poshtë se supet tuaja, pasi flokët e shkurta japin ndjesinë e volumit më të madh. Flokët me këtë gjatësi janë shumë më lehtë për t’u mirëmbajtur dhe stiluar. Duke pasur parasysh këtë, volumi dhe gjatësia mund të jenë alternativa më e mirë.
- Ofroni vetes një stilim flokësh të shkallëzuar
Një stilim tjetër i flokëve që jep përshtypjen e volumit më të madh është prerja shumë nivelëshe apo e shkallëzuar, që jep ndjesinë e flokëve të çrregullta. Një tjetër përparësi e kësaj prerje flokësh është se kjo i përshtatet pothuajse çdo lloj forme të fytyrës dhe flokëve.
- Shtoni pak ngjyrë
Mund të shtoni volumin e flokëve tuaj jo vetëm duke përdorur gërshërët, por edhe duke i ngjyrosur ato. Kjo mund të jetë ndonjë nuancim me anë të metodave të ndryshme, apo hijëzime në pjesë të caktuar të flokëve.
- Lani flokët në mënyrën e duhur
Zbatoni këto rregulla për larje të mirë të flokëve:
- Aplikoni shampo vetëm në rrënjët e flokëve e më pas shpërdajeni përgjatë pjesës tjetër të flokëve. Skajet e flokëve janë gjithmonë më të thata dhe të brishta, kështuqë mos i fërkoni ato.
- Aplikoni kondicioner ose një maskë vetëm përtej gjatësisë së flokëve tuaj. Shampotë hidratues nëse aplikohen në rrënjë, këto vetëm se i dëmtojnë flokët.
- Lani kokën në bazë të rregullt. Kjo ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe largimin e qelizave të vdekur.
- Mundohuni mos t’i lani flokët çdo ditë. Kjo mund të ndikojë në heqjen e një shtrese mbrojtëse nga flokët, gjë që i dobëson dhe i bën pa volum.
- Ngritni rrënjët tuaja
Sot, ekzistojnë një numër i madh i opcioneve që janë në dispozicion për t’i dhënë rrënjëve tuaja më shumë volum, duke filluar që nga sprejet e veçanta dhe gërshërët që i kanë përdorur edhe nënat e gjyshet tona. Nëse nuk i keni këto, mund të vendosni disa shnolla në vendin e rrënjëve duke i ngritur e më pas ti hidhni pak llak sprej.
- Shmangni përdorimin e shkumës stiluese
Sasia e tepërt e shkumës mund t’i ngjit flokët dhe ti bëjë më të rënda, gjë që u pengon volumi. Aplikoni rregullin e mëposhtëm: për stilimin e flokëve të shkurtra, ju duhet një topth shkume me madhësinë e një arre, për flokë me gjatësi të mesme duhet të jetë sa madhësia e një veze e pulës, ndërsa për flokë të gjata madhësia e shkumës të jetë sa një top tenisi.
- Zbatoni parimin e ‘kaosit kreativ’
Flokët e krehura me shumë kujdes dhe të buta mund të duken edhe më shumë pa volum, nëse nuk zbatoni pak kaos në to, duke i stiluar me dredha të lirshme apo duke përdorur një shirit flokësh.
- Përdorni shampo të thatë
Këto lloj shampo mund të shpëtojnë jetën e atyre personave që nuk kanë kohë për t’i larë flokët ose të shpenzojnë kohë në stilimin e tyre. Ky largon papastërtitë nga rrënjët dhe ndikon në shtimin e volumit. I njejti efekt mund të arrihet duke përdorur pudër foshnjesh.
- Thani flokët nga poshtë
Një tharëse flokësh e zakonshme mund të ju ndihmojë të arrini volum ekstra. Thejshtë ulni kokën te poshtë në mënyrë që flokët të ju varen përballë fytyrës suaj, si dhe drejtoni ajrin e nxehtë nga rrënjët deri te majat.
- Rregulloni ndarjen e mesit të flokëve
Në vend që të aplikoni ndarjen e zakonshme flokëve në mes, provoni diçka më ndryshe. Ju keni shumë zgjedhje: zig-zag ndarje, ndarjen nga anash ose edhe pa ndarje fare. Ky truk i thjeshtë mund të shtojë volum në rrënjët tuaja./femra.net/