Kuriozitete
Ja si të keni buzë të plota vetëm me make-up, pa operacione plastike
Kylie Jenner duket se ka “infektuar” me idenë e të pasurit buzë të plota e të bukura të gjitha vajzat që e ndjekin atë në rrjetet sociale si instagram apo facebook. Teknikat e reja të make-upit na kanë treguar se mund të keni fare lehtë buzë të plota e të bukura pa pasur nevojë për operacione plastike.
Ja hapat që duhet të ndiqni për të pasur buzë të plota:
Fillimisht lyeni buzët me fondatcion në mënyrë që të zbehet vija reale e buzëve.
Më pas përdorni një laps buzësh për të konturuar buzët. Lapsin mund ta vendosni disa milimetra më sipër dhe më poshtë vijës reale të buzëve, por pa e ekzagjëruar!
Pas konturimit të buzëve vendosni një buzëkuq me një ton më të çelur se lapsi.
Së fundi shtojini pak shkëlyes buzëve që të japin efektin e plotësisë.