Kuriozitete
Publikohet momenti i vrasjes në Sarandë – për 430 euro! (Video)
Policia e Shtetit ka publikuar videon e momentit të grabitjes dhe vrasjes së ndodhur në një pikë karburanti në Sarandë.
Artan Hoxha (44 vjeç), punonjës i pikës së karburantit, u vra me çifte gjatë grabitjes, kurse një tjetër person arriti të shpëtonte duke u larguar me shpejtësi.
Policia arriti të zbardhte ngjarjen dhe të vinte në pranga disa orë më pas autorin e dyshuar, Arqile Koçi, i cili fshihej në një hotel.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55, në lagjen “Qafë Gjashtë”.
Siç shihet në video, autori ka shkuar me një motor të kuq, i pamaskuar dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60 mijë lekësh të rinj (afro 430 euro). /Panorama/