Connect with us

Moment i paharruar, gruaja: Ja si u ndjeva kur putha shokun 21-vjeçar të tim biri

Kuriozitete

Moment i paharruar, gruaja: Ja si u ndjeva kur putha shokun 21-vjeçar të tim biri

Një grua 50-vjeçare ka folur dhe ka rrëfyer për momentin tronditës kur puthi shokun e ngushtë të të birit në një festë. Gruaja, e cila është identifikuar si Annie Black ka thënë për mediat se ishte një incident i turpshëm që i dha asaj një mësim shumë të mirë, duke e bërë edhe të heqë dorë përfundimisht nga konsumi i alkoolit.

“Qava shumë kur mendova se si do të ndihej im bir dhe nuk më zinte gjumi pasi puthja me djalin vocërrak më kishte ngelur në mendje. Brenda shumë pak sekondash unë përdhosa miqësinë e një jete të tërë të tim biri”, – thotë gruaja, e cila puthin shokun e ngushtë të të birit në ditëlindjen e 21-të të djalit të saj.

Black ka treguar se gjatë festës kishte ngrënë shumë pak por kishte pirë alkool gjatë gjithë natës. “Një kërcim, pak më shumë verë seç duhet dhe një puthje mjaftoi që të turpëroja tim bir dhe tim shoq përgjithmonë. Më vjen për të vjellë kur mendoj për atë moment. U larguam për pak nga zhurma e festës, mjaftoi ajri i freskët dhe nisi flirti mes nesh”, – shprehet Black.

Ajo rrëfen në vijim se qau për ditë të tëra për atë që bëri, edhe pse thuajse askush nuk e mori vesh, por kjo ngjarje ishte një shtysë që ajo të mos fuste më asnjë gotë alkool në gojë. Siç ka treguar gruaja për mediat britanike, ka kaluar gati një muaj e disa ditë dhe ajo është esëll. Mendjen e ka të qetë dhe nuk do të gabojë apo të turpërojë sërish familjarët e saj.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top