Kuriozitete
Gjërat që meshkujt duhet t’i dinë rreth vagjinave
Seksi padyshim se është ndër kënaqësitë më të mëdha në jetë, por është mjaft i komplikuar. Shumë meshkuj kanë probleme ta gjejnë pikën G, disa tjerë nuk mundin ta kënaqin të dashurin etj.
Megjithatë, ndër tjerash ekzistojnë edhe disa gjëra që duhet t’i dini rreth vagjinave, transmeton Telegrafi.
Pra, meshkuj, këto janë gjërat që femrat duan që ju t’i dini rreth seksit:
Mund të dëshironi të përqafoheni menjëherë pas seksit, por…
Femrat kanë nevojë që menjëherë pas seksit të urinojnë ose përndryshe mund të marrin infeksione të ndryshme. Prandaj, keni kujdes me këtë teken tuaj.
Mos u përpiqni t’ia fusni gishtat nëse i keni duart e ndyra
Bakteret gjenden gjithkund, dhe po, ato janë të pashmangshme. Por, kjo nuk do të thotë se femrave ju pëlqen t’i futni të gjitha bakteret që i keni në duar në vagjinat e tyre.
Femrat nuk përjetojnë orgazëm vetëm nga seksi me penetrim
Shumica e femrave kanë nevojë për stimulim klitoral që të përjetojnë orgazëm. Prandaj, kushtoni vëmendje edhe klitorisit, në vend se të përqendroheni vetëm në penetrim.