Connect with us

Benefitet e çajit të hithrave

Kuriozitete

Benefitet e çajit të hithrave

Si ilaç popullor hithi e ka një histori të gjatë. Është konfirmuar se stimulon punën e organeve të tretjes, mëlçisë, pankreasit, redukton lidhjet në lukth, e rrit sekretimin e lëngjeve nga organizmi, forcon imunitetin, është efikas në rastin e migrenës së fortë, sepse relakson muskujt, ndihmon në largimin e baktereve të këqija nga organizmi.

Përdoret për trajtim të dhimbjeve reumatike, ka efekt antibakterial, antiviral dhe antiinflamator. Për shkak se është i pasur me kalcium është i mirë për shëndetin e dhëmbëve dhe eshtrave.

Çaji i hithrave përdoret për ndërprerje të gjakderdhjes, pastrim të enëve të gjakut, në luftën kundër anemisë, redukton rrezikun nga diabeti dhe niveli i lartë i sheqerit dhe kolesterolit në gjak.

Një lugë me çaj ia qitni ujit të valë, e mbuloni dhe pritni 5­10 minuta, e pastaj e filtroni.

Nëse nuk keni probleme serioze shëndetësore e çajin e pini si parandalim, për ta forcuar organizmin, konsumojeni një herë në ditë që të mos e ngacmoni lukthin.

Çaji nuk u rekomandohet fëmijëve nën moshën dyvjeçare.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top