Showbiz
Yllka Kuqi mburret me klikimet e marra nga fotoja provokuese me gjoksin e hapur, ja çfarë thotë (Foto)
Këngëtarja Yllka Kuqi ka qenë shumë e përfolur para disa ditëve për shkak të një fotoje provokuese, të cilën ajo e publikoi në rrjetet sociale.
Në foto, këngëtarja shfaqej me një fustan të kuq, i cili isshte shumë i hapur tek pjesa e gjoksit, dhe i linte shumë vend imagjinatës.
Kjo fotografi nuk la pa u komentuar shumë në rrjetet sociale, ku shumica e tyre ishin kritika ndaj këngëtares, e cila asnjëherë për gjithë këto vite nuk është shquar për ndonjë prezantim të tillë.
Ajo ka publikuar sot (e martë) një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku i ka bërë një screeenshot (prerje) postimit të saj me foton e shumëpërfolur.
Yllka ka treguar se me këtë postim ka thyer rekordin e saj, duke arritur 1750 pëlqime dhe 108 komente, gjersa në mbishkrimin e fotos ka falenderuar fansat me pyetjen: “A e nxorët të keqtit?”.
Mesa duket, këngëtarja nuk e ka parë një eksazgjërim të tepruar ndryshimin e saj në paraqtijen e fundit.