Connect with us

Iu dorëzova tjetrit që ta harroja ishin!

Kuriozitete

Iu dorëzova tjetrit që ta harroja ishin!

Qe tre vjet kam një lidhje të mrekullueshme. U njohëm rastësisht, duke qenë se ishim në të njëjtën shkollë dhe kishim miq të përbashkët. Unë aso kohe isha keq, meqë sapo kisha dalë nga një lidhje shkatërruese, e që nuk më largohej dot nga mendja, shkruan Dilja, nga Rahoveci

Pata një lidhje jo të gjatë, por shkatërruese, që edhe tash kur e kujtoj më rrëqethet trupi… Por, deshi Zoti e mori fund… Dhe, teksa luftoja me vuajtjet e mia, si nga qielli piku tjetri, e që mundohej me çdo kusht t’ma përfitonte zemrën, ani pse ishte e lënduar nga një lidhje dështuese. Dhe, pa menduar gjatë iu dorëzova, sepse më shumë kisha nevojë që t’i dorëzohesha dikujt sesa të vuaja në vetmi… Ia dhashë zemrën dhe bëra veprimin më të mirë të jetës sime. Ma fitoi zemrën, shpirtin dhe dashurinë time. Dhe, as që prisja se lidhja do zgjaste kaq shumë, meqë u krijua më shumë për ta larguar vetmin sesa që ndjeja gjë në fillim të lidhjes. Por, ja që kështu ndodhi… Prandaj, kur më pak pret nga një lidhje po ndodhka që ajo të zgjasë edhe më shumë se sa duhet… Sidoqoftë, edhe kjo lidhje e tashme nuk është, siç thuhet, fushë me lule. Kemi pasur dhe kemi ulje-ngritjet tona. Kam gabuar unë, ka gabuar ai në ndonjë rast, por, në fund, ka fituar zemra. Kemi ditur të falim njëri-tjetrin e të jemi gjithmonë në krah të shoqi-shoqit, pavarësisht çdo gjëje.
Sivjet, më 14 shkurt, ai më dhuroi atë që unë e quaj “commitment ring” (unazën). Dhe, më premtoi para asaj unaze se unë isha familja e tij e ardhshme… Prandaj, është lumturia më e madhe të kesh në krah dikë si ai. Të bësh plane për familjen e ardhshme, për dasmën e ëndrrave, për çdo gjë nuk paska më mirë. Andaj, them: Zgjate Zot këtë ndjenjë!

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top