Kuriozitete
Meshkuj, puthja në këto zona ndez epshin tek femrat
Këto pjesë të trupit të femrave, meshkujt duhet ti trajtojnë me më shumë dashuri. Ja cilat janë ato:
-Pjesa e pasme e qafës
Studiuesit e Universitetit të Kebekut në Kanada kanë zbuluar se pjesa e pasme e qafës është e ndjeshme sa asnjë pjesë tjetër e trupit. Ndaj të dashur meshkuj, nuk ju prish punë nëse bëheni pak vampirë.
-Fyti
Pjesa e përparme e qafës lëshon sinjale kënaqësie direkt mes këmbëve, mjaftojnë disa puthje të buta.
-Pas veshit
Llapa e veshit duhet të bëhet më shpesh pjesë e programit erotik. Por edhe pjesa direkt pas veshit është një zonë shumë erogjene. Lëkura atje është shumë e hollë dhe e ndjeshme.
-Klavikula
Për fat të keq kjo pjesë harrohet shumë shpesh nga meshkujt. Shumë gra eksitohen nga prekja në këtë zonë.
-Sipër të pasmeve
Pjesa direkt sipër të pasmeve është shumë më e ndjeshme nga sa mendoni. Disa mbaresa nervore e bëjnë shumë sensibël.
-Gjunjtë
Zakonisht mendohet se gjunjtë nuk janë shumë të ndjeshëm. Gaboheni! Provojeni gjatë paralojës seksuale dhe do habiteni.