Kuriozitete
60-vjeçari nga Kavaja gënjen 10-vjeçaren me ëmbëlsira, e merr në shtëpi dhe abuzon me të
Kanë dalë në dritë detaje të tjera në lidhje me abuzimin seksual që dyshohet se 69-vjeçari nga Kavaja ka bërë ndaj një vajze të mitur, vetëm 10 vjeçe.
Konkretisht denoncimin me rastin në fjalë e ka bërë babai i vajzës, i cili ka thënë se Lik Çaça ka kryer vepra të turpshme ndaj vajzës së tij.
Lik Çaça e kishte gënjyer vajzën e vogël, duke i thënë se do t’i jepte ëmbëlsira, por më pas e kishte marrë në shtëpi. Fëmijët e tjerë të lagjes kanë lajmëruar babain e vajzës, i cili menjëherë ka njoftuar policinë dhe 69-vjeçari është kapur në flagrancë me vajzën në shtëpi.