Kuriozitete
Ja me kë do të martoheni nëse keni këto profesione
Bloomberg ka hartuar një listë sesi njerëzit lidhen në bazë të profesioneve
Shprehja “Zogjtë e së njëjtës tufë fluturojnë së bashku” mund të shpjegojë faktin se pse mësuesit zgjedhin të martohen me mësuese apo fermerët zgjedhin të martohen me fermerë.
Por, natyrisht që ka edhe përjashtime nga rregulli. Duke analizuar të dhënat e Zyrës së Statistikave të SHBA-së, ku është realizuar një studim me 3.5 milionë shtëpiakë, Bloomberg ka hartuar një listë sesi njerëzit lidhen në bazë të profesioneve.
CEO
Meshkujt CEO në një kompani kanë më shumë mundësi të martohen me femra që punojnë si mësuese në shkollë fillore dhe shkollë të mesme.
Stjuardesat
Stjuardesat kanë më shumë mundësi të martohen me menaxherë.
Infermieret
Infermieret kanë më shumë mundësi të martohen me menaxherë.
Mbledhësit e borxheve
Femrat me këtë profesion kanë më shumë mundësi të martohen me shoferë kamionësh.
Shoferë kamionësh
Shoferët e kamionëve kanë më shumë mundësi të martohen me sekretare dhe asistente.
Oficerët e policisë
Oficerët e policisë kanë më shumë mundësi të martohen me mësuese të shkollave fillore dhe të mesme.
Punonjësit e shërbimit për klientin
Femrat që punojnë në shërbimin për klientin kanë më shumë mundësi të martohen me shoferë kamionësh.
Inxhinierët
Inxhinierët meshkuj kanë më shumë mundësi të martohen me mësuese të shkollës fillore apo të mesme.
Specialistët e IT
Meshkujt me këtë profesion kanë më shumë mundësi të martohen me mësuese të shkollës fillore dhe të mesme.
Pilotët e avionëve dhe inxhinierët e fluturimit
Edhe meshkujt me këtë profesion kanë më shumë gjasa të martohen me mësuese të shkollës fillore dhe të mesme.
Kërcimtaret dhe koreografet
Kërcimtaret dhe koreografet kanë më shumë mundësi të martohen me saldatorë.
Asistentet mjekësore
Asistentet kanë më shumë mundësi të martohen me shoferë kamionësh.
Ushtarakët e thjeshtë
Meshkujt me këtë profesion kanë më shumë gjasa të martohen me stilistë, parukiere dhe kozmetologe.