Connect with us

Australia kërkon 160 mijë punëtorë, ja profesionet dhe procedurat për vizë

Lajme

Australia kërkon 160 mijë punëtorë, ja profesionet dhe procedurat për vizë

Australia ka nevoje per me shume infermiere. Sipas sondazheve, gati 40% e infermiereve mbi moshen 50 vjecare do te dalin ne pension se shpejti. Me shume punetore kerkon edhe industria e kujdesit per te moshuar. Sidomos duke patur parasysh qe me shume se 25% e Australianeve do ti perkasin moshes mbi 65 vjecare deri ne mesin e shekullit.

Elektricistet dhe arsimtaret e shkollave te mesme jane dy profesione te tjere te kerkuar. Mbrapa nuk mbetet as tregu i turizmit i cili po rritet fale nivelit te ulet te dollarit Australian dhe cmimit te ulet te naftes. Kerkesa eshte me e madhe ne zonat jashte qyteteve. Kerkesa do te kete edhe per tekniket dhe zanatet e ndryshme. Kjo sepse ky sektor karakterizohet nga nje force pune ne plakje. Sipas te dhenave, Australia do te kete nevoje per 160 mije punetore ne kater vitet e ardhshme.

Profesionet me te kerkuara do te jete marangozet, mekaniket, montatoret, saldatoret dhe tekniket qe merren me pune me celik. Kerkesa do te kete edhe ne informatike ku qe tani ekzistojne mangesi. Sipas nje raporti nga Deloitte Access Economics, 10-15% e vizave 457 u jepen personave me profesion ne nje nga deget e informatikes. Sipas specialistit te ekonomise dixhitale ne Deloitte Access Economics, John O’Mahony, deri ne vitin 2020 kjo fushe do te kete nevoje per me shume se 100 mije punetore.

Por si behet kerkesa per visa 457?

Sipas specialisteve vetem personat qe kane kualifikimet e duhura dhe pervojen e duhur ne nje profesion mund te aplikojne. Ata duhet te zgjedhin nje nga profesionet e vendosura ne listen e profesioneve per viza 457.

Se bashku me personin kryesor, mund te vijne edhe bashkeshortet apo femijet. Por aplikantet duhet te kene parasysh se arsimi per femijet ne Australi eshte i kushtueshem.

Dhe per marrjen e vizes, gjeja kryesore eshte oferta e punes dhe gjetja e nje sponsori.

Procesi ka tre faza. Se pari kompania ben kerkese qe te miratohet si sponsor. Gjithashtu Departamenti i Imigracionit kerkon prova qe te vertetojne se nevoja per punetor eshte reale.

Faza e dyte edhe nominimi ku sponsori jep informacione rreth vendit te punes dhe kushteve te punesimit.

Faza e trete eshte kerkesa per vize e cila mund te miratohet vetem ne rast se jane miratuar dy fazat e para te bera nga punedhenesi.

Aplikanti duhet te kete nivelin e kerkuar te gjuhes angleze, aftesite dhe kualifikimet e duhura profesionale, siguracion shendetesor dhe te jete ne shendet te plote dhe i pandjekur penalisht. Te gjitha keto kane shume rendesi. Ne momentin qe miratohet, viza te jep te drejte qe te jetosh ne Australi per te pakten 4 vite dhe sjell edhe mundesine e qendrimit te perhershem ne Australi.

Per me shume informacion, mund te drejtoheni tek faqja zyrtare e Departamentit te Imigracionit dhe Mbrojtjes se Kufirit ne http://www.border.gov.au/Trav/Visa-1/457

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top