Connect with us

Njihuni me burrin që dikur kishte 202 kilogramë, por që sot ia kanë të gjithë lakmi për linjat trupore (Foto)

Kuriozitete

Njihuni me burrin që dikur kishte 202 kilogramë, por që sot ia kanë të gjithë lakmi për linjat trupore (Foto)

Një ish-shofer i limuzinave që peshonte 202 kilogramë, ka arritur që një të tretën e peshës së tij trupore ta humb, pasi mjekët i kishin bërë me dije se mund të mos jetojë shumë gjatë dhe të qëndrojë pranë timonit me atë peshë.

Tom Firshing nga Elmonti i Nju Jorkut, dikur hante tri herë në ditë ushqime të shpejta të cilat në shumicën e rasteve i konsumonte në veturë, pasi që karriget e restoranteve i thyente nga mbipesha, transmeton Telegrafi.

2

Pasi arriti peshën e 202 kilogramëve, 46-vjeçari nuk mund të punonte dhe te ecte lirshëm pas ndihmën e shkopit.

Zakonisht ai konsumonte nga dy hamburgerë gjigant të McDonald’s “Big Mac”, 20 krah pule, dhe dy çokollata. Ndërsa gjatë pasdites hante 6 deri në 8 petulla dhe disa filxhanë me kafe.

3

Por ai nuk ndalonte me kaq, pasi në orët e vona konsumonte edhe ëmbëlsira dhe ushqime tjera kalorike, ndërsa sa i përket shumës së të hollave që i shpenzonte në ditë për ushqim, Tom pranoi se i nevojiteshin mbi 60 dollarë për ta shtyrë ditën.

Përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore i ndihmuan edhe numri i madh i cigareve që i pinte gjatë ditës – 60 copë, transmeton Telegrafi.

4

“Dikur ngasja limuzina dhe tërë ditën e kaloja duke ngrënë dhe duke mos bërë as edhe një lëvizje më të vogël. Dhe ndoshta kjo i kontribuoi mbipeshës. Por nuk duhet harruar hamburgerët, çokollatat, pulat, petullat, ëmbëlsirat, kafenë e shumë sende tjera”, ka deklaruar ai.

Por pasi që këmbët filluan t’i nxihen, nëna e tij e detyroi të shkojë te mjeku i cili i kishte thënë se urgjentisht duhet të humb në peshë, dhe e kishte paralajmëruar se mund të vdes deri në fund të vitit nëse vazhdon me këtë ritëm të jetës.

5

Në atë moment ai e kuptoi se duhet të ndryshoi gjithçka nëse dëshiron të jetojë, dhe kështu filloi të ushtrojë në palestrën e garuesve të arteve marciale.

Por humbja e peshës nuk ishte edhe aq e lehtë për të, pasi gjatë stërvitjeve kishte pësuar tri herë sulm në zemër por që fatmirësisht nuk e penguan atë të vazhdojë misionin e shenjtë.

6

Ai sot bën një jetë të shëndetshme dhe ka arritur të formoj linja të përkryera trupore që shumë meshkuj ia kanë lakmi. /Telegrafi/

7

8

9

10

11

12

13

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top