Connect with us

21 vite në qeli për vrasje: I lashë djemtë e vegjël, kur të dal i gjej me nuse/ Rrëfimi

Kuriozitete

21 vite në qeli për vrasje: I lashë djemtë e vegjël, kur të dal i gjej me nuse/ Rrëfimi

Nga 25 vjet burg Ardiana Kolamit i kanë mbetur edhe 4 vjet dënim. Kur ajo u arrestua për akuzën e vrasjes i la fëmijët të mitur.Për shkak se puna në burg konvertohet sipas ligjit me leje shpërblyese ajo sikurse edhe gra të tjera në qeli iu përkushtua punimeve me grep për t’i shitur më pas përmes familjarëve. Fitimet gjatë këtyre viteve ua dërgonte djemve.
“Djalin e vogël e kam lënë 9 vjeç, të madhin 14”, rrëfen Ardiana Kolami.
Djemtë janë rritur por ajo prapë shet për t’i ndihmuar jo vetëm ata , por tanimë edhe nusen.
“I kam thënë çfarë të duash të bëj, më thuaj. Më ka thënë ti bëj një mbulesë krevati. Do ia bëj dhe asaj. I lashë djemtë e vegjël dhe tani do dal e do gjej nuse në shtëpi”, rrëfen ajo.

Ardiana është njëra nga 25 gratë e burgut të grave të cilat janë përfshirë në një projekt për gatimin e ushqimit katering, që synon punësimin e të dënuarave .
“Është e domsodoshme puna këtu brenda se nuk kemi se si e kalojmë kohën”, thotë Liljana Boro, e denuar.
“Na duhet dhe për ndonjë lekë, sa të ndihmojmë dhe pak familjen”, thotë Adriana.

Oriona Hodaj, drejtuese e projektit thotë se përpara këtij angazhimi gratë e dënuara do të firmosin edhe kontratën e punës. 
“Kemi nisur programet psikosociale në mënyrë që t’i përgatisim psikologjikisht për punësim, para se të përfshihen në programin e punësimit. Aktualisht na mungojnë fondet për të ngritur jnë strutkurë pastiçerie brenda 325. Prandaj jemi mbledhur sot këtu për të mbledhur këto fonde”, thotë Hodaj.

https://youtu.be/TwrIjEK8Xkg

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top