Connect with us

Ju kujtohet vogëlushi i zhveshur dhe i kequshqyer? Kështu duket sot (Foto)

Kuriozitete

Ju kujtohet vogëlushi i zhveshur dhe i kequshqyer? Kështu duket sot (Foto)

Vogëlushi nga Nigeria, i cili ishte 2-vjeç kur u realizua kjo foto, u gjet i zhveshur dhe i kequshqyer.

Dhe nëse nuk do të ishte Anja Ringgren Loven e cila u kujdes për të, ai do të vdiste.

Fotografia ishte bërë 2 vjet më parë kur Loven e gjeti atë pasi kishte kaluar tetë muaj duke jetuar në kushte ekstreme.

Ajo u përkul dhe filloi ta ushqente atë duke i dhënë edhe ujë nga shishja e saj.

Fotografia e kapur në atë moment ishte bërë hit në mbarë botën. Ajo më pas e mbuloi vogëlushin me një batanije dhe e dërgoi në spitalin më të afërt për trajtim.

Kur Hope arriti në spital, atij i dhuruan ilaçe për t’ia hequr krimbat nga barku dhe transfuzion ditor gjaku për të prodhuar më shumë qeliza të kuqe në trupin e tij.

Anja e mori vogëlushin, e pastroi dhe e mjekoi, pasi ai ishte braktisur nga komuniteti i tij. Shpenzimet e mjekimit të vogëlushit ishin mjaft të mëdha. Kështu Loven kërkoi ndihmë. Ajo e kishte publikuar në Facebook fotografinë e vogëlushit dhe kishte kërkuar donacione për të paguar mjekimin e tij.

Pas dy ditësh, ajo grumbulloi një milionë dollarë nga donacionet përreth botës. Loven është themeluese e një fondacioni për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve afrikanë, të cilën e krijoi pas rastit me këtë vogëlush.

Dhe pas vetëm 8 javësh mjekim, vogëlushi filloi të dukej normal. Ai u quajt “Hope” që në shqip do të thotë “Shpresë”.

Loven publikoi fotografitë e tij se si duket ai tani dhe tha:

“Siç mund ta shihni në fotografi, Hope është duke u kënaqur me të vërtetë me jetën e tij tani dhe 35 vëllezërit dhe motrat e tij të reja të cilët që të gjithë kujdesen për të, luajnë me të, mësojnë me të dhe sigurohen se ai është mirë dhe po merr dashurinë e nevojshme”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top