Kuriozitete
E takoi në stacion dhe kreu marrëdhënie me të, por…
Policia është vënë në kërkim të një gruaje, e cila pasi kreu marrëdhënie seksuale në dhomën e një hoteli me një burrë të panjohur, e vodhi atë dhe e la lakuriq. Lajmi është bërë i ditur nga policia e Floridës, ku edhe ka ndodhur ngjarja.
Policia në Palm Beach bëri me dije se janë duke kërkuar një grua, e cila i mori personit me të cilin kreu marrëdhënie një iPhone të fundit, disa bizhuteri dhe një shumë të konsiderueshme parash, ndërsa ai ishte në gjumë.
Viktima u takua me këtë femër misterioze në një stacion gazi dhe e ftoi më pas të pinin disa gota alkool në barin që ndodhej aty afër. Pasi i kishte zënë alkooli, të dy vendosën të shkonin për të kryer marrëdhënie në një prej hoteleve që ndodhet në Northlake Boulevard. Pasi mbaruan punë, burrin e zuri gjumi.
Kur u zgjua ai vuri re që i mungonte celulari, varsja prej ari, byzylyku, paratë e madje edhe nj pjesë e veshjeve. Vlera e të gjitha sendeve llogaritet të jetë 2500 dollarë, ndërsa gruaja u zhduk nga faqja e dheut sa hap e mbyll sytë.