Connect with us

Im vëlla u dashura në të dashurën time!

Kuriozitete

Im vëlla u dashura në të dashurën time!

Disa vite më parë, kur mendja printe para çdo gjëje, duke parë moshatarët e mi që kishin të dashura, thash me vete: “ta bëj edhe unë një”.

Kisha simpati për shumë vajza, por zemra ndalonte para njërës që me shumë mundime arrita ta bëja për vete. Isha shumë i lumtur përkrah saj. Kot nuk thonë: “Nis si lojë dhe përfundon në dashuri të vërtetë”, kështu ndodhi edhe me mua.

Ditët kalonin dhe dashuria jonë rritej. Kaluam bashkë katër vjet. Gjatë kësaj kohe unë isha më i lumtur se kurrë. Lumturi përjetonte edhe ajo. Të afërmve të mi u pata treguar për të. Ajo vinte edhe në shtëpinë time. Në kohën kur ishim më mirë se kurrë, si në çdo histori dashurie që përshkruhet në filma dhe libra, gjërat nuk ecën si duhet. Vëllanë që e kisha në Itali nuk e kisha informuar se me kë isha dashuruar. Kur ai erdhi dhe më pa me të u nevrikos shumë. Nga ai moment në shtëpinë tonë kishte vetëm zhurmë… Sebepi i sherrit isha unë, sepse, sipas vëllait, isha dashuruar në një vajzë të përdalë… Fjalët e vëllait në adresë të saj ishin fund e krye një trillim dhe më vonë e kuptova psenë.

Edhe im vëlla i kishte shprehur dashuri

Zhurma në shtëpi nuk më bënte përshtypje, sepse unë atë vajzë e doja shumë. Vazhdova ta takoja si më parë dhe një ditë ia thash arsyen e sherreve në familje. Ajo u skuq dhe u bë flakë.

“Ta them unë arsyen: Unë e dija se vëllai yt është në Itali, por kur ai ka qenë këtu, përmes një shoqes së tij, ka shprehur dëshirën për t’më takuar. Por, unë nuk kam pranuar”, më tha ajo.

Kjo ishte e rëndë për mua. Tani e kuptova reagimin e vëllait. U ndodha ngushtë, por fundja ata nuk ishin takuar kurrë. Dashuria jonë vazhdoi…

Një ditë na gjeti motra e saj në një vend ku rrinim shpesh. Këtu dashuria jonë do të merrte një goditje të keqe. Ajo u largua bashkë me motrën. Atë natë në shtëpinë e tyre kishte pasur shumë zhurmë. Kaluan dy javë dhe ajo nuk dilte nga shtëpia nga shenjat që kishte në trup që e kishin rrahur keq. Kur e takova dhe kur e putha i dhembte trupi. U përpoqa ta qetësoja. Lotët e saj lanin trupin tim. Andaj, vendosa t’i propozoja martesë. Biseduam dhe ramë dakord. S’kishte si të ndodhte ndryshe. 4 vite dashuri ishte provë e madhe për ne. Vendimin për t’u martuar ua thash edhe në shtëpi. “Këtë nuk e lejoj kurrë!”, tha vëllai.

Babai dhe nëna heshtën. Iu drejtova babait: “Me ose pa ju atë vajzë do e marr!”.

Në familje e shtrova edhe disa herë këtë debat, derisa një natë u thash prindërve sekretin tim të madh: Unë dhe engjëlli jo vetëm që duheshim shumë, por prisnim edhe një fëmijë. Babait dhe nënës ua mbusha mendjen. Im at foli me vëllanë dhe, më në fund, edhe atij iu mbush mendja.

Atë natë çdo gjë po shkonte shumë mirë, por krejt ndryshe ishte situata në shtëpinë e saj. Unë arrita ta bindja familjen time dhe po bëheshim gati që ta kërkonim dorën e saj. Në shtëpinë e saj motra kishte treguar se ajo priste një fëmijë dhe të gjithë, si të çmendur, kishin filluar dhunën mbi të. Në kohën kur unë fluturoja nga gëzimi ajo ishte në momentet më të këqija. U zgjova në mëngjes dhe u bëmë gati: unë, babai dhe vëllai për të shkuar ke shtëpia e saj për t’i kërkuar dorën. U nisa dhe në mendje më mbetën fjalët e nënës: “Bir, si sot nuk të kam parë më të bukur”.

Vura buzën në gaz dhe ajo me lot në sy shtoi: “Bir, merre atë vajzë që ta do zemra! Qofsh i lumtur përjetë!”.

Më puthi në faqe, duke më dhënë urimin. Nuk i harroj dot sytë e motrave dhe të kunatave që shkëlqenin nga gëzimi.

Rrugës më dukej se të gjithë më shikonin. Vërtet, jam i bukur, por jo aq sa të bie në sy të të gjithëve. Kur po afroheshim te shtëpia e saj, pamë se hynin e dilnin shumë njerëz. Njëri po vinte drejt nesh. E pyetem çfarë kishte ndodhur e ai tha: “H. e ka vrarë veten”. Në atë moment zemra ndali rrahjet, por këmbët më ndalën te shtëpia e saj. Hyra brenda si një i droguar. Me duar i shtyra shumë njerëz që donin t’më ndalonin. Vajta te krevati ku ndodhej e shtrirë ajo… O Zot, bërtita, nuk është e drejtë që një vajzë kaq e re të hyj në tokë!

Më pas qava… lotët nuk më pushonin. Shumica nisën të qanin… Mbaj mend se i jam lutur Zotit t’më merrte edhe mua bashkë me engjëllin tim.

Pse engjëlli im e vrau veten?

Një natë më parë, kur të gjithë si të çmendur kishin nisur dhunën mbi të, e stresuar dhe e trembur arriti t’i jepte fund jetës…

E di se më nuk do ta dua kaq shumë askënd tjetër… Ajo ishte ëndrra ime. Me veprimin që bëri e kuptova se sa shumë më donte… E, unë ende jetoj me peshën e fajit që nuk munda ta ndaloj dhe tash do e kishim fëmijën tonë…T

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top