Kuriozitete
Si ta zmadhoni penisin deri në 5 cm
Dy janë gjërat për të cilat meshkujt nuk tregohen asnjëherë të sinqertë: të ardhurat vjetore dhe përmasat reale të organit gjenital.
Nuk janë të paktë në numër ata që i nënshtrohen matjeve të përditshme, me shpresën se mos vërejnë ndonjë ndryshim në madhësi, sado i vogël qoftë. Mirëpo kur e kuptojnë që “mrekullitë” ndodhin vetëm në libra dhe filma, duan s’duan, i prekin këmbët në tokë dhe vërtisin në mendje zgjidhjen e ndërhyrjes kirurgjikale… e cila nuk është dhe kaq e lehtë sa tingëllon, pasi mund të ndodhë të nisesh për lesh e të kthehesh i rruar…
Çfarë është ajo që i shqetëson më shumë meshkujt gjatësia apo trashësia e munguar?
Seksologët besojnë se të dyja bashkë… Pasja e një organi sa më të plotë i mbush me vetëbesim dhe siguri seksuale… Në qoftë se për një arsye apo një tjetër, ndiheni të pakënaqur nga përmasat e organit tuaj gjenital, studioni mundësinë e faloplastikës…
Si kryhet zgjatja e penisit?
Faloplastika zgjat pjesën e penisit që gjendet brenda pelvisit. Për ta arritur këtë, priten ligamentet (grupe indesh të forta) që mbajnë të lidhur trungun e penisit në kockën pubike. Fakti që prerja kryhet brenda pubisit, nuk lë shenja mbi të. Rritja e zakonshme është nga 2 cm në gjendje të relaksuar, sigurisht pa munguar dhe rastet ku zgjatja arrin deri në 5 cm. Kohëzgjatja e operacionit është nga 60-90 minuta dhe kryhet me anestezi lokale ose të përgjithshme. Pacienti duhet të qëndrojë 1 ditë në spital, një javë larg punës dhe 40 ditë pa marrëdhënie seksuale. Pas ndërhyrjes kirurgjikale nuk ndikohet funksionaliteti i urinimit, thjesht, ndryshon pak këndi i ngrerjes… (përkohësisht)
Si kryhet trashësia e penisit?
Vitet e kaluara, rritja e vëllimit që kryhej me injektim yndyrne nuk kishte rezultate të mira, pasi vëreheshin gunga të padëshiruara dhe ngurtësi penile, akoma dhe në gjendje të qetë. Për këtë arsye, vitet e fundit, ekspertët mjekësorë përdorin implante lipodermike autologe për diametrin e penisit, marrë nga pjesa kofshore e pacientit. albstroka.com. Në mbyllje, dua t’ju bëj me dije se para se të troksini në derën e kirurgut, hiqni në anë 2500-3000 euro, sepse kaq kushton operacioni…