Kuriozitete
Brenda agjencisë më të madhe në botë, zbulohet vendi ku virgjëria shitet për miliona
Një 18-vjeçare u bë pjesë e mediave muajin e kaluar, pasi u paraqit në një emision mëngjesi, ku dhe LKSCOMoi virgjërinë e saj për ofruesin më të lartë. Aleexandra Khefren i ka habitur shikuesit, pasi tha se do të kryejë marrëdhënie seksuale për herë të parë me dikë për 850 mijë Euro nëpërmjet një agjencie, që do të merrte 20% të shumës.
“MailOnline” zbuloi pronarin e kësaj agjencie, e cila është një faqe online, ku vajzat ofrojnë virgjërinë e tyre nëpërmjet një çmimi, aty përveç Aleexandras ndodhen edhe shumë vajza të tjera.
Pronari i kësaj agjencie, Jan Zakobielski, e drejton këtë faqe nga një dhomë gjumi në Dortmund në Gjermani, banesë ku dhe jeton me nënën dhe babain e tij. Bëhet me dije se prindërit e 26-vjeçarit janë në dijeni të këtij biznesi që ka hapur djali i tyre, ndaj dhe kanë thënë se ai nuk i shfrytëzon vajzat, por ato shkojnë aty me dëshirën e tyre.
“Askush nuk i detyron këto gra që të bëjnë gjëra që nuk i duan. Unë kam bërë asgjë të gabuar”, është shprehur 26-vjeçari.
Ndër të tjera ai tha se kur virgjëria shitet nëpërmjet kësaj agjencie vajzat kanë më shumë siguri mbi transaksionin që kryhet, por edhe për takimin me ofruesin. Fillimisht vajzat takohen me një mjek, i sugjeruar nga kjo agjenci, i cili konfirmon nëse vajzat janë të virgjëra, më pas ato takohen edhe me një psikologe, e cila i përgatit ato shpirtërisht për të parë nëse janë plotësisht të ndërgjegjshme për veprimin që po bëjnë. Gratë mund të anulojnë “takimet” e tyre në çdo kohë në qoftë se ato mendojnë se ofruesi është i çrregullt apo një njeri jo i duhur për to.
Meshkujt që duan të blejnë virgjërinë e këtyre vajzave duhet që fillimisht të paguajnë në llogarinë bankare të Janit rreth 40% të shumës dhe pjesën tjetër në pikën e takimit me vajzën.
26-vjeçari tha në fund se biznesi i tij është shumë i suksesshëm dhe se ai thjesht po i përgjigjet kërkesës.
“Askush nuk i detyron këto gra të reja që të bëjnë ato gjëra që nuk duan. Ato kanë mendjen dhe mendimet e tyre mbi seksualitetin. Ne jemi shumë të suksesshëm dhe marrim telefonata gjatë gjithë kohës. Njerëzit janë shumë të interesuar për të paguar për virgjëreshat”.