Connect with us

Humb 3 djemtë e saj, rrëfen historinë e dhimbshme (Foto)

Kuriozitete

Humb 3 djemtë e saj, rrëfen historinë e dhimbshme (Foto)

Mbrëmjen e sotme, tek emisioni “Dua të të bëj të lumtur”, një grua ka sjellë miken e saj, e cila ka patur shumë vuajtje në jetë.

Liljana ka çuar një letër në redaksinë e emisionit në të cilën ka shpjeguar historinë e saj.

Marika ka lindur në një fshat të Korçës dhe më pas është transferuar në Berat për punë. Nga martesa me bashkëshortin e saj ajo solli në jetë një vajzë. Më pas dëshironte të kishte edhe një djalë. Më në fund ky çast erdhi dhe Marika lindi djalë, por fati nuk ishte në anën e saj dhe pas disa muajsh djali i vdiq. Pas dhimbjes së madhe ata menduan të kishin një tjetër fëmijë dhe kështu Marika lindi përsëri djalë tjetër. Pas 7 muajsh djali i dytë vdes për të njëjtën arsye.

Dhimbja ishte akoma më e madhe  për ta por përsëri nuk u dorëzuan dhe tentuan të bënin një tjetër fëmijë. Vajza e saj ishte 10 vjeç dhe Marika lindi një tjetër djalë të cilin e quajti Adrian. Adriani ishte drita e syve të prindërve të tij, ishte një ëngjëll i dërguar nga zoti. Por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë. Në 1997 djali i saj Adriani vritet në moshën 18 vjeçare nga një bandë.

Marika e cila e pa në oborr të shtrirë djalin e saj kujtonte fjalët e tij të fundit ku i thoshte: “Mami bëhu e fortë, unë po iki”. Pas vdekjes së djalit të tretë ajo qëndroi 8 vjet e mbyllur në shtëpi dhe bashkëshorti i saj i qëndronte gjithmonë pranë.

Një ditë teksa ajo kishte dalë nga shtëpia ishte takuar me Liljanën me të ciln ishin bërë shoqe pasi ajo i kishte treguar historinë e saj.  Ëndrra e  saj ishte të shkonte diku larg dhe Liliana ja ka bërë këtë ëndërr realitet

Liliana dhe Marika kanë shkuar në Prishtinë duke qëndruar për pak ditë larg monotonisë së jetës së përditshme./Blitz/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top