Kuriozitete
Gjërat që nuk i keni ditur për vagjinën
Sa në të vërtetë dini për vagjinën tuaj?
Pasi t’i lexoni këto fakte mahnitëse, ju do të shihni se nuk dini aq shumë sa keni menduar.
Vagjina është organ vet-pastrues
Ndryshe nga ajo që mund të keni menduar, vagjina nuk ka nevojë për shumë punë që të qëndrojë e pastër. Vagjina i prodhon vet substancat mbrojtëse që ndihmojnë në heqjen e lëngjeve të padëshirueshme dhe baktereve. Në fakt, shumë produkte higjiene femërore mund të shkaktojnë më shumë dëme sesa dobi, transmeton Telegrafi.
Mënyra më e mirë për ta mbajtur vagjinën të freskët? Lëreni atë ta pastrojë veten.
Përjetimi i orgazmës është më i mirë sesa Ibuprofeni
“Jo sonte zemër sepse po më dhemb koka”… nuk është më arsyetim i fortë për të shmangur seksin. Kur përjetoni orgazëm, trupi i liron kimikialet e quajtura endorfine, të cilat bëjnë që të ndjeheni mirë dhe, përveç kësaj, ato shërbejnë edhe si morfinë natyrale.
Rezultati i kësaj? Jo vetëm që përjetoni eufori, por orgazma vepron edhe si lehtësues i dhimbjeve.
Vajzat e shkurtra nuk kanë vagjina më të ngushta…
Janë krejtësisht mit fjalët se vajzat e shkurtra kanë vagjina më të vogla dhe më të ngushta sesa ato më të gjata. Vagjinat janë elastike dhe shpeshherë zgjerohen sa dyfishi i madhësisë së tyre – veçanërisht gjatë seksit – pavarësisht sa e vogël apo e madhe jeni.
Mund të jetë e vërtetë se lindja e fëmijëve mund të jetë më e vështirë për vajzat e shkurtra, por nuk ka ndonjë dëshmi që e vërteton se ato kanë vagjina më të ngushta dhe më të vogla.
Pika G nuk ishte ‘zbuluar’ deri në vitet 1940’ta
Duket se njerëzimi nuk e ka ditur saktë se çfarë po bën deri në vitet e 1940’ta, kur Dr. Ernest Granfeberg – kumbari gjerman i gjinekologjisë – e kishte identifikuar zonën erogjene të njohur si pika G, dhe e kishte informuar tërë botën për zbulimin e tij.
Por, emri aktual “Pika-G” (në të cilën G qëndron për Granfenberg) nuk ishte fituar deri në vitin 1982, dhe lokacioni i saktë nuk ishte konfirmuar deri në vitin 2008 nga shkencëtarët në Itali.
Madhësia me të vërtetë që nuk ka rëndësi
Qoftë nëse ka një penis miu apo një të gomarit, kjo nuk bën shumë dallim. Vagjina mesatarisht është 7 centimetra e gjatë – zgjerohet deri në 10 centimetra kur është e eksituar – dhe mund të akomodohet lehtë në çdo gjatësi.
Kjo do të thotë se penisët e çfarëdo madhësie e mbushin komplet vagjinën e një gruaje, përveç nëse partneri të cilin e keni zgjedhur ta kaloni jetën apo natën me të ka një madhësi shumë të rrallë të penisit, më pak se 7 centimetra.
Të gjithë kemi dëgjuar për pikën G, por a keni dëgjuar për pikën A?
Nëse asnjëherë nuk keni dëgjuar për këtë pikë, atëherë mbajeni mend: pika A është çelësi për orgazma më të fuqishme, më të mira dhe më të gjata.
Pika A gjendet në fundin e vagjinës dhe menjëherë para zverkut. Kur stimulohet nga ‘goditja’, ajo reagon me kontraksione orgazmike dhe prodhon lubrifikues. E kombinuar me stimulimin e pikës G, pika A është e pamposhtur në shtrat.
Tamponët s’kanë ku të shkojnë
Dëgjoni dhe dëgjoni mirë: tamponët nuk humbasin! Është e pamundur që një tampon të lëvizë përmes mitrës në abdomen, pasi që zverku – i cili është i pozicionuar në fundin e vagjinës – është aq i vogël dhe i fortë, saqë përmes tij kalojnë vetëm lëngjet dhe sperma (përpos kur lindni, normalisht).
Nëse mendoni se ju ka humbur tamponi, vetëm bëni një vizitë doktorit dhe do t’ua heqin brenda sekondave.