Showbiz
Ermal Mamaqi zbulon “tradhtinë” e Arbana Osmanit dhe Turjan Hyskës
Moderatori i njohur Ermal Mamaqi ka postuar në Instagram një foto ku tregon se ndihet i “tradhtuar” nga miqtë e tij.
Fotoja që Ermali ka postuar është një meme nga një faqe në Instagram ku shkruhet: “Nuk jam i sigurt po shoh Tv Klan apo Tirana 2000”.
Ndërkohë që Ermali sqaron se kjo meme është postuar gjatë kohës kur transmetohej emisioni i tij në Tv Klan. Këtë meme e kanë pëlqyer edhe dy miqtë e Ermalit, Arbana Osmani dhe Turjan Hyska.
Pasi ka parë këtë, Mamaqi ka vendosur që ta publikojë meme-n në llogarinë e tij dhe shkruan me humor poshtë fotos: “Mendova se i kisha miq, ata i paskan bërë “like”. Ishte ora që transmetohej Xing me Ermalin”.
Ikona që ka përdorur tregon se është mërzitur nga fakti që Arbana dhe Turi kanë pëlqyer këtë meme, por duket qartë që është shaka nga ana e tij edhe pse ndonjëherë e vërteta me shaka thuhet. Humorin e kanë vazhduar Arbana dhe Turi me komentet e tyre, duke na kujtuar edhe një herë haberet e famshme të darkës në TV 2000.