Kuriozitete
Zbulojnë tradhtinë e të dashurve, këto janë hakmarrjet e ashpra në internet
“Hakmarrja është e ëmbël! Këtë na e tregojnë disa partnerë të zemëruar me të dashurit e tyre, duke publikuar në rrjetet sociale tradhtinë që iu është bërë. Duke postuar fotot e tyre të “pista” nga tradhtia apo mesazhe të zbuluara, këta “ish”-a që nuk falin, na tregojnë se me ta nuk bëhet shaka.
Gjëja më e mirë që mund të bëni, pasi të zbuloni që i dashuri juaj prej mese 4 vjetësh është tallur me ju, jo vetëm një herë, por disa herë, madje edhe me vajza të ndryshme është që ta godisni aty ku i dhëmb më shumë. Një vajzë ka postuar foton e “PlayStation” së të dashurit të saj tradhtuar, i cili tashmë po noton në lavaman.
Ndërsa një djalë ka gjetur të dashurën në shtëpi që po e tradhtonte me një djalë që e kishte njohur teksa ishte e dehur.
Ndërsa tradhtitë e tjera janë zbuluar në rrjetet sociale, ku shumë të rinj flisnin me shumë persona njëkohësisht duke tradhtuar në këtë mënyrë partnerët e tyre.