Connect with us

I përdhunoi vajzën 8-muajshe, babai i foshnjes i këput duart 17-vjeçarit (Video)

Kuriozitete

I përdhunoi vajzën 8-muajshe, babai i foshnjes i këput duart 17-vjeçarit (Video)

Duke dashur që të hakmerret për përdhunimin e vajzës së tij tetë-muajshe, babai i viktimës i ka prerë dy duart të riut të cilin më pas e ka hedhur në një kanal në rrethin Bathinda në Punjab të Indisë.

Parminder Singh 25-vjeçar, sipas mediave indiane, u takua me 17-vjeçarin në gjykatën lokale të martën të cilin e joshi që të shkonin të bisedonin kinse për të gjetur një kompromis për që ai akuzohej,

Ai e mori 17-vjeçarin në motoçikletën e tij dhe u nisën drejt shtëpisë, kanë thënë burime policore.

Ndërsa gjatë rrugës për në fshat ai ndali motoçikletën, e lidhi 17-vjeçarin për një peme dhe i preu me thikë të dy duart.

“Kur arritën në fshatin Jhumba, Parminder Singh lidhi të riun për një peme dhe e sulmoi atë me një armë të ftohtë.

Përveç prerjes së të dy duarve, ai gjithashtu i ka shkaktuar edhe lëndime në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit”, thonë në polici.

Parminder gjatë rrugës i kishte ofruar një pije dehëse të riut. Viktima kishte humbur vetdijen dhe nuk e kishte ndjerë prerjen e gjymtyreve të tij.

Disa fshatarë kishin dëgjuar klithmat e të riut dhe kishin vrapuar në drejtim të kanalit. Ata e gjetën viktimën me gjakderdhje të madhe të cilin e transportuan me nxitim për në spital.

Gjendja e tij raportohet të jetë kritike.

Policia tani ka hapur rast duke e cilësuar si tentim vrasje.

Në prill të vitit 2014, 17-vjeçari thuhet se u kap në flagrancë nga nëna e bebes 8-muajshe, viktimë e përdhunimit.

Policia kishte hapur rast ndaj të miturit dhe e kishte dërguar atë në një qendër rehabilitimi në pritje të gjykimit.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top