Connect with us

Mendohuni mirë përpara se të puthni një bebe. Kjo nënë ju tregon historinë tronditëse të bebes së saj! (Foto)

Kuriozitete

Mendohuni mirë përpara se të puthni një bebe. Kjo nënë ju tregon historinë tronditëse të bebes së saj! (Foto)

Një nënë e re, Amy Stinton, ka qenë mjaft e revoltuar kur vogëlushi i saj, Oliver, pati disa njolla njësoj sikur të ishte infektuar nga një ushqim apo të ishte prekur nga një sëmundje dhe e gjitha kjo ndodhi vetëm për shkak të një puthjeje.

Pasi pa njollat në lëkurë, ajo e vizitoi beben te një mjek i cili fillimisht mendoi se kishte atë që rëndom quhet “sëmundja e pulës”, por në fakt vogëlushi e kishte marrë këtë infeksion nga një person i cili e kishte puthur dhe kishte pasur në buzë një herpes.

Vogëlushi qëndroi nën kujdesin e mjekëve dhe regjim spitalor për 4 ditë resht. Në fakt, kjo nuk është historia e vetme për sa i përket dëmtimit që i vjen bebes nga puthjet e të rriturve. Në shtator të 2015-s, rrjeti i internetit u alarmua kur një nënë shpërndau në Facebook fotografi të bebes së saj që kishte marrë infeksion nga puthja e një të panjohuri në rrugë.

Të gjithë personat që janë të sëmurë, qoftë edhe vetëm të ftohur apo kanë pak kollë, kanë mundësi të kenë herpes, që ndoshta janë të padukshëm por që lehtësisht mund t’ua transmetojnë vogëlushëve edhe me një puthje. /Blitz/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top