Kuriozitete
Vendosini këto kavanoza në ballkon, do të mbajnë larg mushkonjat
Nuk do të shikoni asnjë mushkonjë gjatë gjithë verës. Ky kavanoz mund të mbahet në ballkon dhe asnjë mushkonjë nuk do të afrohet. Sigurisht, ka shumë produkte që ofrojnë rezultate të mira, por duke përdorur vajra esenciale dhe përbërësit e tjerë natyrorë për këtë qëllim është gjithmonë një ide e mirë, sepse ato nuk përmbajnë asnjë kimikat dhe toksina.
Këtu është ajo që ju duhet:
Vaj esencial limoni, dru kedri, apo livando. Ju duhen 40 pika nga secili prej tyre. Sigurisht, ju mund të bëni një kombinim të ndryshëm të vajrave dhe të shikoni se si funksionojnë. Megjithatë, ky kombinim është provuar të jetë efektive kundër shumë insekteve.
Dy limonë të freskët të verdhë dhe 1 limonë jeshilë (lime)
Pak ujë
Tetë degë rozmarinë të freskëta
Qirinj të vegjël
Si ta përgatisni:
Pritini limonët e verdhë dhe jeshilë, (lime). Vendosini bashkë me dy degë rozmarinë të freskët në çdo kavanoz. Hidhni ujë në çdo kavanoz. Sigurohuni që 75% e përmbajtjes është ujë. Vendosni dhjetë pika vaj esencial në çdo kavanoz. Tundeni mirë çdo kavanoz. Vendosni edhe nga një fetë limoni dhe lime. Vendosni një qiri mbi përbërësit. Vendoseni kavanozin jashtë në ballkon dhe do të shikoni efikasitetin e tyre. Hiqeni përmbajtjen nga kavanozi pas tri ditësh. Pastroni kavanozat dhe kryeni të njëjtën procedurë përsëri.