Connect with us

Tmerrin që përjetova unë mos e përjetoftë kush tjetër!

Kuriozitete

Tmerrin që përjetova unë mos e përjetoftë kush tjetër!

Ishte viti 2008, kur dhe filloi tmerri im. Një mike imja kishte kohë që kalonte me një djalë, të cilin edhe unë e njihja. Dilnim pothuajse çdo herë në mbrëmje me shoqëri bashkë. Një natë më tha mikja se do dalim të tre së bashku dhe unë pranova. Ishte muaji qershor, një natë shumë e bukur. Dolëm të tre bashkë, ku ai tipi, i dashuri i mikes, e kishte dhe një shok që e priste në një lokal. Shkuam aty dhe u njoftova me A-në. Dhe, të them të drejtën, nuk më la edhe aq shumë përshtypje, edhe pse ishte i pashëm. Ndenjëm aty disa orë dhe erdhi koha të kthehesha në shtëpi. Mikja ime filloi të flasë për të se si ai është i bukur, i sjellshëm, por mua nuk më bëri përshtypje…

Pas një kohe filluam të dilnim më shpesh sa herë që A. kishte kohë të lirë, sepse punonte. Për çudi, dita-ditës, sa herë që dilnim diçka më tërhiqte te ai, po ashtu, edhe ajo më fliste për të fjalë me “rrotulla”, por bëhesha kinse nuk kuptoja asgjë.

Pas një kohe ma kërkoi numrin e telefonit dhe pa e zgjatur shumë ia dhashë. Kështu, filluam të flisnim në telefon çdo ditë. Një ditë më ftoi të dilnim vetëm ne të dy, pra pa shoqen time të përhershme. Isha e hutuar, sepse për herë të parë e ndjeva veten që isha deri në kokë e dashuruar, edhe pse isha 23 vjeçe, kurse ai nja një vit e gjysmë më i ri se unë.

Sidoqoftë, kishte edhe momente kur thosha se dashuria nuk njeh moshë…

Menjëherë kërkoi të bënim seks!

Vendosa të dilja me të dhe, duke folur e duke më përkëdhelur, në një moment edhe më puthi. Ndjeva një të dridhur në trup. Dhe, ajo natë kaloi vetëm me një puthje.

Filluam të dilnim thuaja çdo mbrëmje. Një natë ishte paksa i dehur dhe, të them të drejtën, filloi ta teprojë pak… kërkonte diç më shumë prej meje. Thënë shkurt: kërkoi të bënim seks, por unë, meqë isha e virgjër, as që doja të dëgjoja për një gjë të tillë, sepse nuk e ndjeja veten të sigurt. Dhe, në një çast i thash “STOP”! Ai reagoi. I tregova se ende jam e virgjër, andaj nuk jam e gatshme të jepem komplet. Buzëqeshi në vete dhe më tha më lejo ta testoj a je e virgjër a jo. Nuk pranova, sepse e dija veten se 100 për qind jam e virgjër: I thash: beso ose jo, unë e di veten si jam…

Ashtu, i nevrikosur, doli prej veturës dhe më tha mendo për 10 minuta dhe tregomë a do me qenë e imja a jo…

U ndodha në siklet, nuk dija ç’të bëja. Në njërën anë ishte dashuria e zjarrtë për të dhe frikohesha se do e humbisja, e në anën tjetër ishte në pyetje nderi i një femre dhe fillova të qaj. U afrua dhe më pyeti pse po qaja. I thash se nuk jam e gatshme me bë çka kërkon ti prej meje. Më puthi lehtë dhe më tha se më s’kemi çka rrimë këtu… E ndezi veturën dhe me qoi te vendi ku më priste mikja ime, pa folur rrugës madje asnjë fjalë… Dola nga vetura dhe e pyeta se a të shkoj në shtëpi vetë apo do më dërgoje ti. Ma ktheu: bon ç’të duash se me ty me sonte u kry…

Në atë çast m’u bë sikur zemra u ndal. Me lot në sy e takova miken time dhe ajo më pyeti se çfarë ka ndodhur e unë i tregova ngjarjen. Ashtu e trishtuar shkova në shtëpi. Pritsha çdo ditë me shpresë se do më telefonoj, apo, të paktën, një sms të vije prej tij, por nuk ndodhi.

Kështu, kaloi një muaj dhe një ditë më telefonoi. Isha tepër e gëzuar për telefonatën e tij. Folëm disa minuta fjalë të ëmbla. Më tha se i kam munguar shumë dhe se nuk po mundet pa mua. Dhe, prapë filluam të dilnim… Pas disa javësh prapë filloi me zavallin e vjetër, donte më shumë se puthje, thjesht t’më qoj në shtrat, por unë prapë kundërshtova.

Nëse je e virgjër do bëhesh gruaja ime…

Dhe, një ditë më tha: Nëse më del e virgjër ta jap besën se nuk do të lëndoj kurrë dhe kurrë nuk do të lë… Ti ke me qenë gruaja ime. Pasi ta kryejmë atë punë unë do të flas me familjen tënde.

U stepa, zemra më thoshte prano, por arsyet tjera më ndalonin. I thash më jep, të paktën, edhe disa ditë të mendohem se shumë po kam frikë. Më tha: Ok! Mendohu, të jap kohë një javë dhe kur të dalim të jesh e imja komplet…

Dhe, ditët kalonin. Kalonim mirë. E doja më shumë se veten. Erdhi edhe dita që të jem e tij komplet, pa më shkuar mendja në dinakërinë e tij. Filluam dhe mbaruam “punën”…Dhe, nga ajo ditë e humba virgjërinë, të cilën e ruajta 23 vjet. Atë natë më tha se është njeriu më i lumtur në botë. Më kujtohet se e kam pyetur a je i kënaqur. Më tha më shumë se i kënaqur… Ty t’kam gjithçka në jetë. Isha e lumtur se virgjërinë ia fala njeriut që e doja, por edhe e trishtuar, sepse tash e mas do bëhet ashtu si do ai, meqë mori atë që deshi…

Më theu shpirtërisht: Ti nuk ishe e virgjër!

E, a do e mbajë premtimin a jo, kjo do të shihej në të ardhmen…

Tashmë rruga ishte çelur dhe sa herë dilnim thuajse bënim seks. Një ditë papritmas më ftoi të dilnim. Nuk guxoja t’i thosha jo, sepse rrezikoja ta humbisja. Por, atë ditë qëllimi i tij kishte qenë t’i jepte fund lidhjes sonë. U takuam tu mos e ditur mendimin e tij. Së pari e bëmë atë “punën”. Dhe, m’u drejtua ashtu me ironi: A mendon ti se më ke mashtruar mua, a?! S’ke qenë e virgjër e unë një vajzë që nuk ka virgjëri nuk e qoj në shpi! Ti këto fore tjetër kujt lëshoja…

Mu duk se qielli më ra mbi kokë, sepse s’e kam menduar kurrë se do më ndodh një gjë e tillë. Për një moment mendova se çka do që të flas më s’ka vlerë, meqë ai e kishte marrë frytin e dëshiruar… Fillova të qaj si fëmijë, jo se e kisha humbur virgjërinë, por pse më shfrytëzoi dhe në fund më futi në kategorinë e kurvave…

U mbylla në dhomë me ditë të tëra, s’e duroja askënd. Nuk kisha oreks. Isha, thjesht, në depresion. Me miken time e bisedova punën time dhe ajo s’mujke me besuar se diçka e tillë ka ndodhur me ne…

Sidoqoftë, çdo ditë zgjohesha me shpresën se do më telefonoj dhe se prapë gjithçka do jetë në rregull. Por, kot…

Mbas 3 muajsh ishte ditëlindja ime. Unë tashme i kisha humbur shpresat se ndonjëherë do të jemi prapë bashkë… Mikja ime dhe i dashuri i saj më tregonin se ai pyeste shpesh për mua, por unë nuk u besoja. Thjesht, e kisha humbur besimin ndaj të gjithëve. Ai kishte biseduar me miken time dhe e kishin lënë të takoheshim të katër bashkë, kinse ai do më bëjë një surprizë për ditëlindje.

Ishte 30 Nëntori, ditë e ftohtë. Mikja ime më tha të bëhem gati e të dalim. Refuzova, duke i thënë se nuk më dilej. Por, ajo këmbënguli dhe më bindi. Dolëm, edhe pse isha pa disponim. Për çudi, i dashuri i saj atë natë e kishte marrë veturën e A-së. Në moment, kur e pash veturën e tij m’u dridh trupi, sepse mendova se edhe A-ja është në të. A-ja nuk ishte në veturë, por qëndronte disa metra më larg. Në ato çaste ai u afrua. Pastaj, hapi derën e veturës dhe hyri brenda, në karrigen prapa, aty ku ndodhesha edhe unë.

Dhe, ajo natë kaloi si ishte më së miri, madje edhe në muajt në vazhdim, edhe pse ai asnjëherë nuk e zinte në gojë fejesën apo martesën tonë. Një ditë më tha: Unë të dua, por dua me dal jashtë shtetit dhe se deri këtu paska qenë… më vjen keq, sepse e di se të kam lënduar, e ti nuk je vajzë që meriton të lëndohet…

Të them të drejtën, nuk më befasuan edhe aq fjalët e tij, sepse tashmë isha mësuar me të: herë mirë e herë keq.

E di se i thash se më ka marrë në qafë, sepse ma ka marrë më të shtrenjtën në jetë-virgjërinë…

Jam ndarë nga ai dhe tashmë isha mësuar me vuajtje.

Ditët kalonin dhe ai ende më telefononte, por pa numër… Një ditë e kam ndërruar numrin e telefonit, sepse kisha vendosur të mos i kthehem më, edhe pse ende e doja me tërë qenien time…

Kaluan disa javë dhe ai prapë me të vetat. Kishte folur me miken time se qysh me ia bë që tash e tutje të flasim seriozisht… Por, përgjigja ime ishte jo… U kry…

Kështu, kaluan 2 vite e unë ende pa askënd, sepse frikësohesha se të gjithë janë të njëjtë. Kisha oferta serioze, por vendimi im ishte vetëm jashtë shtetit…

Dhe, pas dy vjetësh u martova me një djalë në Perëndim.

Tash jam e lumtur dhe e kam një vajzë, e cila tashmë i mbushi 5 vjet.

I falënderohem Zotit që kam këtë jetë… Dhe, asnjë femër të mos e përjetojë tmerrin që e kam përjetuar unë…/E/ Kosovarja/

P.S

Të gjithë ata që kanë,tregime të jetës, përjetime përsonale e që dëshirojnë të publikohën në revistën Kosovarja ose në portal , Kosovarja ju ofron adresen :info [at] kosovarja-ks.com

Ju mirpresum për bashkpunim

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top