Kuriozitete
Pas gjashtë vitesh e tradhtova të dashurën, por do të shokohet nëse e kupton që vajza është…
Një djalë 27 vjet ka rrëfyer për The Sun se është duke e tradhtuar të dashurën e tij pas 6 vitesh lidhje dhe atë me motrën e saj.
Ai ka treguar se ai është duke u dashuruar në të dhe ajo po ndihet njësoj, por nuk e di çka të bëjë, pasi e di që do ta lëndojë të dashurën e tij, e cila punon si infermiere në spital.
Ky është rrëfimi i tij i plotë:
Po bëj seks fshehurazi me motrën e të dashurës sime. E dimë që është gabim por nuk mund ta ndalojmë.
Unë e ftova atë të vinte tek unë për një pije pas një festë që patëm me miq të përbashkët.
E dashura ime është infermiere dhe ishte në punë. Unë jam 27 ndërsa ajo është 25 vjet.
Ne kemi qenë prej 6 vitesh bashkë dhe kemi kaluar mirë por së fundmi kemi filluar të grindemi.
Ne nuk jemi shumë bashkë, pasi ajo punon me ndërrime dhe ne nuk mund të planifikojmë diçka bashkë.
Unë shkoj mirë me motrën e saj që është 23 vjet dhe argëtuese.
Ajo pranoi të vinte tek unë atë natë dhe gjatë rrugës duke qeshur e kuptova se kam një tërheqje të madhe me të.
Ne nuk mund të ndaleshim duke flirtuar gjatë tërë rrugës.
U ndjeva mirë dhe për shaka thash se dukej sikur takimi jonë i parë.
Kur shkuam në shtëpi përfunduam bashkë një shishe verë.
U ngrita të bëja kafe por fillimisht e putha atë.
Ajo më puthi mua dhe një gjë çoi tek tjetra dhe ne përfunduam duke bërë seks.
Ishte diçka jashtë kësaj bote por më pas u ndjeva fajtor, sidomos kur e mendova të dashurën time duke punuar në spital.
Motra e saj dhe unë kemi qenë në kontakt që nga atëherë dhe kemi bërë seks disa herë.
Ajo thotë se ka ndjenja për mua dhe unë ndihem njëjtë.
Unë po dashurohem në të.
I vetmi problem është lidhja në mes të dashurës sime dhe motrës së saj.
Si t’i tregoj unë të dashurës sime se më nuk dua të jem me të?
Çfarë të bëj?
Përgjigja e psikologes:
Ti e di se e dashura jote do të jetë zemërthyer nëse e kupton se çfarë je duke bërë.
Ajo është duke u tradhtuar dy herë nga dy njerëz që ajo mendon se mund të ju besojë dhe të mbështetet, ndërsa ajo po bën një punë të vështirë dhe të vlefshme.
Nëse nuk jeni të kënaqur me të dashurën tuaj ose përfundojeni me të ose kërkoni nga ajo që të punojë me ju për të zgjidhur çështjet që po shpien në grindjen.
Nëse bëhet fjalë për ndryshimet e saj, përpiquni të merrni më mirë me organizimin e ditarëve tuaj, në mënyrë që të vazhdoni të argëtoheni.
Nëse e përfundoni lidhjen me atë, mos u hidhni drejt në një marrëdhënie me motrën e saj.
Lëreni që pluhuri të vendoset së pari, në mënyrë që të jeni të sigurtë se është me të vërtetë ajo që ju të dy dëshironi, pasi ajo do të shkaktojë reagim.