Kuriozitete
Këto janë arsyet e aktrimit të orgazmës nga femrat
Anëtaret e gjinisë së bukur me meshkujt veprojnë si fizika nukleare – nëse e ka aktruar orgazmën apo jo mbetet e panjohur.
Seksi në lidhje është një konsideratë e rëndësishme për meshkujt dhe ata mendojnë se orgazma është pjesë kyçe, por duket se gratë nuk mendojnë kështu
Në fakt, më shumë se dy të tretat e femrave së paku një herë kanë aktruar orgazmën, ndërsa 30 për qind e tyre e bëjnë atë rregullisht, kryesisht në mirëbesim, ka treguar një studim i Universitetit amerikan Temple dhe kolegjit Kenyon, tek më shumë se 400 femra heteroseksuale. Sipas tyre, aktrimi i orgazmës e bën seksin më të këndshme për to e jo vetëm për partnerët, raporton express.hr.
Po, aktrohet për shkak të partnerit
Rreth 75 për qind e grave pranuan se ato aktruan orgazmën dhe veprime të ngjashme për arsye të thjeshtë – për shkak se partneri nuk është përpjekur aspak që ato të përjetojnë kulmin e kënaqësisë. Një e katërta e grave orgazmën e aktrojnë për të përfunduar seksin, ose për shkak se merr një kohë të gjatë, ose për shkak se ajo është bërë monoton, ndërsa ndjejnë që nuk do të arrijnë kulmin e tij. Vetëm një për qind e grave e aktron orgazmën për arsye altruistike – sipas të cilit ato nuk duan të lëndojnë ndjenjat e partnerit të tyre. Ato janë të vetëdijshme se e vërteta mund të krijojë presion që do ta bënte seksin me më pak kënaqësi për të dy partnerët.
Arsyeja e vetme që nuk ka të bëjë me partnerin
Frika dhe pasiguria janë motiv te gratë që nuk ndihen mirë në kokën e tyre dhe me këtë arsye justifikohen gratë me vetë-respekt me të ulët, mungesës së përvojës seksuale apo ato të cilat besojnë se me to diçka nuk është në rregull, sepse ato nuk mund të arrijnë kulmin. Ky është shkaku i aktrimit te një e treta e grave që praktikojnë “aktrimin e orgazmës”.