Showbiz
Monika Kryemadhi dhe Bebe Rexha ‘tundin’ dasmën e kushëririt në SHBA (Video)
Monika Kryemadhi dhe këngëtarja me origjinë dibrane që jeton në SHBA me famë kudo në botë tashmë, Bebe Rexha kanë qenë bashkë në një dasmë ku edhe kanë kërcyer me njëra-tjetrën.
Monika Kryemadhi na ka treguar përmes rrjeteve sociale për dasmën e djalit të dajës së saj në SHBA
“Jam e lumtur dhe krenare, që në dasmën e djalit të dajës tim, Besartit, në SHBA, megjithëse të ikur prej dekadash të tëra, vazhdojnë të ruhen traditat e bukura shqiptare, por edhe lidhjet e forta me njëri-tjetrin e me familjen. Ne, shqiptarët jemi një komb shumë krenar dhe të lidhur fort me traditat tona që vijnë që nga lashtësia. Kushërira jonë, Bebe Rexha ishte ajo që iu dedikoi një këngë që e shoqëroi Besartin dhe Fatjonën në vallëzimin e tyre të parë si çift i sapomartuar. Urime të dyve e jetë të lumtur së bashku!”,-shkruan Kryemadhi.
Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore siç shihet në këto foto i ruan fort traditat pasi këndon dhe kërcen shumë bukur në ritmet e muzikës shqiptare. Po kështu edhe deputetja e LSI duket se po e shijon shumë kërcimin me Bebe Rexhen.
Videot janë publikuar nga opinion.al.