Showbiz
U nda nga i fejuari, reagon Marina Fara: Të gjithë ju që…
Pas lajmit të ndarjes nga i fejuari i saj, Edi Ismaili, ka reaguar Marina Fara.
Ajo ka shpërndarë një video në Instagram, ku ironizon të gjithë ta që “janë marrë me punët e saj”. Vajza bukuroshe e Eli Farës as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar lajmin e bërë mediatik sëfundmi.
“Mirëmëngjes! Të gjithë ju që merreni me punët e mia, sot kaloni nga zyrat, kanë dalë rrogat”, – thotë Marina në video.
Çifti bëri publik lidhjen e tyre rreth një muaj e disa javë më parë, ndërsa kohët e fundit ata kanë fshirë çdo foto që kishin me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Çfarë po ndodh mes tyre?