Kuriozitete
Nëna 101-vjeçare ende kujdeset për djalin e saj të paralizuar
Ajo është 101 vjeçe, dhe me shumë gjasë e sëmurë për vete, por kjo nënë refuzoi të qëndronte në shtrat dhe të pushonte për shkak se duhej të kujdesej ende për djalin e saj të paralizuar – i cili tash është 63 vjeç.
Gjendja e vështirë e dyshes ishte shpërndarë në rrjetet sociale nga faqja e Facebook – Digos Good Vibes; edhe pse detajet e identitetit të familjes dhe vendi i tyre nuk ishte përmendur.
Por, fotografia e tyre, që shfaqë nënën e vjetër duke u kujdesur ende për djalin e saj të paralizuar, është bërë hit në rrjetet sociale prej publikimit, transmeton Gazeta Express.
Shumë përdorues janë prekur nga këto foto, duke thënë se dashuria e nënës është pa kushte.